Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të gjithë besimtarëve musliman, ua uron Festën e Kurban Bajramit, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe shëndet!
Ekipi për informim (A.J.)
Këtë të diel, në Stadiumin „BARBARA“ në PROTTES, u mbajtën GARAT E KUPËS 2025, që organizohen nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, ku fituesi për këtë vit është ekipi LUDI, apo sikur që njihet edhe me emrin „Friseur Ludi“! URIME!
Vendi i dytë i takoi ekipit „Abdyl Frashëri“, kurse fituesi i vitii 2024 kësaj radhe u rëndit në vendin e tretë!
Në turneun për fëmijë, që u organizua paralelisht, po në „BARBARA STADION“, ekipi „SV TIMI JUNIOR“ arriti të rënditet i pari dhe u titullua si fitues i turneut për fëmijë! Shpërblime morën fituesit nga të dy ciklet e fëmijëve, të rënditura në tri vendet e para.
Ekipeve fituese u urojmë suksese edhe në ndeshjet e radhës!
Në emër të Kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)
Në vazhdim disa foto të përzgjedhura!
Njoftim nga Liga Shqiptare e Futbollitnë Austri!
Të nderuar dashamirë të kulturës dhe sportit,
këtë të diel do të ketë aktivitet të dyfishtë, ku përveç ndeshjeve për GARAT E KUPËS 2025 në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, do të ketë edhe turne në futboll për nxënësit që mësojnë Gjuhën Shqipe.
Vendi i mbajtjes është caktuar BARBARA STADION në Prottes, të cilin e gjeni të detajuar në vazhdim!
Vendi: 2242 Prottes, BARBARA STADION, Kellergasse (SC OMV Prottes)
Ndeshjet: Duke filluar nga ora 10:00 (ekipet duhet më herët, në 9:30)
Turneu për fëmijë: Pas shortit, që parashihet në orën 10:00!
TERENI: Jasht – Stadium futbolli, me bari natyror
FUSHA: Bari natyror – KUJDES për mbathjen (NUK është bari artificial)
Ju mirëpresim të gjithëve, ndërsa ekipeve garuese ju urojmë lojë fair play dhe suksese në gara!
HARTA (kliko)
PËR KONTAKT (kliko)
ADRESA: 2242 Prottes, BARBARA STADION, Kellergasse (SC OMV)
ORA PËR EKIPET: 10:00
TERENI: Jasht – Stadium futbolli, me bari natyror
FUSHA: Bari natyror – KUJDES për mbathjen (NUK është bari artificial)
Të gjithëve ju urojmë suksese në garat e futbollit gjatë tunreut GARAT E KUPËS 2025, kurse nxënësve ju urojmë kënaqësi në gjirin e komunitetit tonë!
Në emër të Kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)
VENDIM!
Më datën 18.05.2025 do të organizohen GARAT E KUPËS 2025, në „Barbara Stadion“, Prottes, në të cilat, përveç ekipeve në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, dhe nëse mbeten vende, mund të marrin pjesë edhe ekipet e interesuara, për garën e ekipit më të mirë, i cili do ta fitojë kupën e veçant në GARAT E KUPËS 2025! Ky vendim u mor në takimin e kryesisë, të datës 26.04.2025!
Paraqitja e ekipeve përmes telefonit:
Pjesëmarrja për ekipet është 150€
Pagesa mund të bëhet te anëtarët e lartëpërmendur, si dhe përmes pagesës në konton e Ligës Shqiptare!
Xhirollogaria e Ligës Shqiptare të Fultbollit në Austri
Pëe detaje të tjera, do të njoftojmë me kohë!
Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)