futbollishqip

Nov. 292017
 

Ftohen të gjithë anëtarët e kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, të gjitha organet e Ligës Shqiptare, që veprojnë në kuadër të kësaj lige, në takimin e radhës, më 02.12.2017, në orën 17:00, në adresën Keplerplatz 5, 1100 Vjenë.

Në emër të kryesisë

Ekipi për informim

 29. November 2017
Nov. 192017
 

Foto e rastit, pas shpërndarjes së kupave dhe trofeve për fituesit dhe meritorët!

Me sukses u përmbyll turniri në futboll „KUPA 2017“, që u organizua nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, për nder të 28 Nëntorit, festës kombëtare, dhe në kuadër të „Javëve të KULTURËS SHQIPE“, që organizohet në Austri!

Tash pak informata deri në përgaditjen e materialit, që do të publikohen ditëve të ardhshme!

Fitues i turnirit në futboll – VLLAZNIMI, vendi i dytë – TOP UMZUG, vendi i tretë – FC BOZKURT, kurse në vendin e katërt – FC TIMI! Për mbarëvajtjen e garave dhe materialin që do të përgaditët për këtë organizim, ju njofotjmë ditëve të ardhshme!

Ju falënderojmë të gjithëve që ishit në mesin tonë deri në orët e vona, aktivistëve për përkrahjen organizative, dhe ekipeve për pjesëmarrje dhe nivel të lartë sportiv!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim

 19. November 2017
Nov. 182017
 

TURNIRI „KUPA E PAVARËSISË 2017“

Turniri do të mbahet më 19.11.2017, në Vjenë, në SCHULSCHIFF (DONAUINSELPLATZ 1210 WIEN – GRG 21 Bertha von Suttner – Schulschiff)!

Ndeshjet e para fillojnë në orën 13:00, prandaj lusim të gjithë pjesëmarrësit, që të jenë para orës 12:30 në sallën ku do të mbahet ky turnir!

Ju urojmë suksese në gara dhe lojë fair play!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim

 

Përshkrimi i rrugës, PARKINGU për AUTOMJETE dhe SALLA E TURNIRIT, janë në google maps!

AUTO (PKW) PARKING / NAVIGATION: klick

TURNIRI – SALLA  (google maps)

 18. November 2017
Suffusion theme