futbollishqip

März 252015
 

Fc-Timi-Logo-2015

Fituesi i Kupës së parë të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri dhe njëherit Nënkampioni i dyfishtë (2013/2014), FC TIMI, kalon nëpër procedurat e rregullta. Kështu njofton ekipi teknik,  i cili ka pranuar dërgesën nga FC TIMI, të dërguar përmes FORMULARIT ONLINE!

Sukseset e ekipit të futbollit FC TIMI, që tashmë është zyrtarizuar nga organet kompetente zyrtare austriake  në regjistrin qëndror, presim t’i shohim edhe në Kampionatin 2015, ku pa dyshim se do të „luftojnë“ për Kupën e Kampionit për këtë vit!

Urojmë suksese dhe falënderojmë për pjesëmarrje në garë!

Ekipi për informim

 25. März 2015
März 252015
 

Klubi Futbollistik KRENARIA

 

Ekipi për informim, që vepron në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, informon  se Klubi Futbollistik KF KRENARIA, që në Kampionatin 2014, nuk pati lojë pa shënuar nga 2 deri në 6 gola, premton përforcime të reja!

Edhe pse ky ekip simpatik nuk arriti të rënditet në podest që të stoliset me Kupë dhe Medalje, në vitin 2014 mori Trofeun si EKIPI FAIR PALY!

Ndër ndeshjet me të mira veçohet ndeshja e futbollit në mes të kandidatit pët titullin e Kampionit AFRIM ZHITIA, ku KF KRENARIA shënoi fitore bindëse dhe me plot meritë, me një rezultat 5:2 që askush nuk e priste, duke zvogluar kështu gjasat e ekipit AFRIM ZHITIA për të qenë të parët!

Poashtu ndeshja kundër FC TIMIT, ishte ndër ndeshjet mëtë „nxehta“, kur në minutën e fundit të ndeshjes KF KRENARIA barazon rezultatin në 6:6! Në sekondat e fundit atë kohë shënoi FC TIMI duke rritur epërsinë në 7:6!

Presim të shohim në fushën e lojës përgatitjet e KF KRENARIA dhe urojmë suksese për informatën e dhënë!

Ekipi për informim

 25. März 2015
März 252015
 

PRESHEVA

Pjesëmarrjen në Kampionatin e Futbollit 2015 e konfirmon edhe ekipi PRESHEVA!

Sipas informatave të ekipit teknik, që funksionon në kuadër të ligës, na njoftojnë se nga FORMULARI ONLINE arriti procedura zyrtare e paraqitjes se ekipit PRESHEVA!

Falënderojmë ekipin e ri PRESHEVA, për pjesëmarrje në KAMPIONATIN E GJASHTË TË FUTBOLLIT, që organoizon Liga Shqiptare, dhe urojmë suksese në ndeshjet kampionale gjatë vitit 2015!

Ekipi për informim

 25. März 2015
März 242015
 

kampionati - lajmi

Kampioni 2014 – KF DRENICA, Nënkampioni – FC TIMI, dhe ekipi simpatik KF KRENARIA, vazhdojnë procedurat zyrtare për pjesëmarrje në KAMPIONATIN E FUTBOLLIT 2015, që është i gjashti me radhë i organizuar nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri!

Ekipet i falënderojmë për procedurat e rregullta dhe u urojmë suksese!

Ekipi për informim

 24. März 2015
März 232015
 

kampionati - lajmi

Për të garuar në KAMPIONATIN E FUTBOLLIT 2015, në Ligën Shqiptare të Futbollit, rikthehet KAMPIONI i viti 2010, STRUGA!

Poashtu VËLLAZËRIMI KREMS – NËNKAMPIONI 2010 rikthehet në Ligë, që atë kohë ofruan për shikuesit dhe sportdashësit mjaftë ndeshje cilësore!

Kurse vargun e rikthimit e vazhdon edhe SHQIPONJA VJENË, që në PODEST ishte në vitin 2013, duke u shpërblyer me vendin e tretë!

 

Falënderojmë ekipet që rikthehen në Ligë, dhe ju urojmë suksese në garë!

Ekipi për informim

 23. März 2015
Suffusion theme