Katër ekipet e para, që arritën në gjysmëfinale, janë:
– STRUGA
– NUR TERNITZ
– SHQIPONJA VJENË
– 17 SHKURTI
Katër ekipet e para, që arritën në gjysmëfinale, janë:
– STRUGA
– NUR TERNITZ
– SHQIPONJA VJENË
– 17 SHKURTI
Sapo përfunduan garat KUALIFIKUESE në Turneun e Pavarësisë 2015, që këtë po mbahet në Ternitz.
Tetë (8) ekipet e kualifikuara po përgatiten për garë të mëtejme, kurse ekipet që nuk arritën numrin e duhur të pikëve, mbesin shikues të këtij turnir mjaft cilësor!
Rezultatet e kualifikimeve janë si në vazhdim!
Kurse planifikimi i garave është si në vazhdim
Ekipeve që nuk arritën të kualifikohen, iu urojmë suksese herave tjera, ndërsa garuesëve, suksese mëtutje!
Ekipi për informim
KRENARIA dhe GJENERATA në mesin e Kampionëve! Por jo si Kampion, mirëpo përballë DY KAMPIONËVE të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, STRUGËS, Kampionit 2010, dhe DRENICËS, Kampionit 2014!
Kjo është radhitja e ekipeve në GRUPIN A, që sipas sukseseve të deritashme, mund të llogaritet si grupi i të fortëve! Mbetet të shohim forcat e ekipeve KF KRENARIA dhe GJENERATA, të dy ekipe këto me veterat të futbollit, që do të përballen në kualifikime me hiq më pak se me dy KAMPIONËT njëkohësisht, që në historinë e Ligës, STRUGA është Kampioni i Parë, kurse DRENICA është Kampioni Aktual! Kurse për ironi të fatit, GJENERATA luan kundër KF KRENARIA, pikërisht në orën 9:00, lojë kjo që do të jetë njëherit edhe LOJA E PARË E TURNEUT!
Sipas Komisionit të Garave, lista në vazhdim parasheh orarin e zhvillimit të ndeshjeve, që do të zhvillohen në Turneun e Pavarësisë 2015, këtë të diel, më 15.02.2015, në Ternitz, afër Vjenës! Sipas vendimit të marrë, në mbledhjen e Kryesisë, gjatë fazës përgatitore për këtë Turnir, Komisioni i Garave sinjalozon orën 9:00 për fillimin e ndeshjes së parë të këtij Turneu tashmë TRADICIONAL, që po mbahet për nder të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës! Mysafir special, grupi i folklorit „Behari & Bekimi“ (tash emër të ri)!
Lista e orarit të ndeshjeve, të përpiluar nga Komisioni i Garave!
Kurse në vazhdim planifikimi i ndeshjeve të mëtejme, pas kualifikimeve!
Për melodi muzikore do të kujdeset grupi „Behari & Bekimi“ (tash emër të ri), të njohur nga pjesëmarrja e tyre në përfundimin e Kampionatit të Futbollit 2014, gjatë Javës Kulturore Shqiptare të vitit të kaluar, por edhe me pjesëmarrjen e tyre aktive në manifestimin e PESËVJETORIT të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri. Të gjithë pjesëmarrësve ju urojmë një të diel të këndshme melodike dhe sportive!
Ekipi për informim
Për melodi muzikore do të kujdeset grupi „Behari & Bekimi“ (tash emër të ri), të njohur nga pjesëmarrja e tyre në përfundimin e Kampionatit të Futbollit 2014, gjatë Javës Kulturore Shqiptare të vitit të kaluar, por edhe me pjesëmarrjen e tyre aktive në manifestimin e PESËVJETORIT të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri. Grupi folklorik „“Behari & Bekimi““ janë mysafir special të ftuar në Turneun e Pavarësisë 2015, që këtë të diel, më 15.02.2015, tingujt e të cilëve do të dëgjohen në palestrën sportive në Ternitz!
Të gjithë pjesëmarrësve ju urojmë një të diel të këndshme melodike dhe sportive!
Ekipi për informim