futbollishqip

Feb. 152015
 

Pas një loje mjaft të mirë, në ekzekutimin e penaltive, 17 SHKURTI mposhti SHQPINJËN (Vjenë) me rezultat të penaltive 8:7. Loja e rregullt mbaroi baras 0:0.

 15. Februar 2015
Feb. 152015
 

Me një lojë mjaft të mirë , ekipi i futbolit STRUGA, me meritë vazhdon garat në finale!

 15. Februar 2015
Feb. 152015
 

Sapo përfunduan garat KUALIFIKUESE në Turneun e Pavarësisë 2015, që këtë po mbahet në Ternitz.

Tetë (8) ekipet e kualifikuara po përgatiten për garë të mëtejme, kurse ekipet që nuk arritën numrin e duhur të pikëve, mbesin shikues të këtij turnir mjaft cilësor!

Rezultatet e kualifikimeve janë si në vazhdim!

kualifikimet

Kurse planifikimi i garave është si në vazhdim

shorti

Ekipeve që nuk arritën të kualifikohen, iu urojmë suksese herave tjera, ndërsa garuesëve, suksese mëtutje!

Ekipi për informim

 15. Februar 2015
Feb. 142015
 

grupi a - grupi i kompionëve

KRENARIA dhe GJENERATA në mesin e Kampionëve! Por jo si Kampion, mirëpo përballë DY KAMPIONËVE të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, STRUGËS, Kampionit 2010, dhe DRENICËS, Kampionit 2014!

Kjo është radhitja e ekipeve në GRUPIN A, që sipas sukseseve të deritashme, mund të llogaritet si grupi i të fortëve! Mbetet të shohim forcat e ekipeve KF KRENARIA dhe GJENERATA, të dy ekipe këto me veterat të futbollit, që do të përballen në kualifikime me hiq më pak se me dy KAMPIONËT njëkohësisht, që në historinë e Ligës, STRUGA  është Kampioni i Parë, kurse DRENICA është Kampioni Aktual! Kurse për ironi të fatit,  GJENERATA luan kundër KF KRENARIA, pikërisht në orën 9:00, lojë kjo që do të jetë njëherit edhe LOJA E PARË E TURNEUT!

 14. Februar 2015
Suffusion theme