Pas një loje mjaft të mirë, në ekzekutimin e penaltive, 17 SHKURTI mposhti SHQPINJËN (Vjenë) me rezultat të penaltive 8:7. Loja e rregullt mbaroi baras 0:0.
Me një lojë mjaft të mirë , ekipi i futbolit STRUGA, me meritë vazhdon garat në finale!
Katër ekipet e para, që arritën në gjysmëfinale, janë:
– STRUGA
– NUR TERNITZ
– SHQIPONJA VJENË
– 17 SHKURTI
Sapo përfunduan garat KUALIFIKUESE në Turneun e Pavarësisë 2015, që këtë po mbahet në Ternitz.
Tetë (8) ekipet e kualifikuara po përgatiten për garë të mëtejme, kurse ekipet që nuk arritën numrin e duhur të pikëve, mbesin shikues të këtij turnir mjaft cilësor!
Rezultatet e kualifikimeve janë si në vazhdim!
Kurse planifikimi i garave është si në vazhdim
Ekipeve që nuk arritën të kualifikohen, iu urojmë suksese herave tjera, ndërsa garuesëve, suksese mëtutje!
Ekipi për informim
KRENARIA dhe GJENERATA në mesin e Kampionëve! Por jo si Kampion, mirëpo përballë DY KAMPIONËVE të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, STRUGËS, Kampionit 2010, dhe DRENICËS, Kampionit 2014!
Kjo është radhitja e ekipeve në GRUPIN A, që sipas sukseseve të deritashme, mund të llogaritet si grupi i të fortëve! Mbetet të shohim forcat e ekipeve KF KRENARIA dhe GJENERATA, të dy ekipe këto me veterat të futbollit, që do të përballen në kualifikime me hiq më pak se me dy KAMPIONËT njëkohësisht, që në historinë e Ligës, STRUGA është Kampioni i Parë, kurse DRENICA është Kampioni Aktual! Kurse për ironi të fatit, GJENERATA luan kundër KF KRENARIA, pikërisht në orën 9:00, lojë kjo që do të jetë njëherit edhe LOJA E PARË E TURNEUT!