futbollishqip

Jan. 312015
 

liga - turniri i pavaresise 2015 - TERNITZ

Edhe sot kemi rritje në numrin e pjesëmarrësve në Turneun e Pavarësisë 2015, ku kësaj here është ekipi NUR TERNITZ që konfirmoi zyrtarisht ardhjen! Këtë njoftim e dha sot, kryetari i Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, z. Qani Sulejmani gjatë komunikimit me grupet punuese që veprojnë në kuadër të Ligës! Priten edhe konfirmime të reja!

NUR TERNITZ i urojmë mirëseardhje dhe suksese gjatë këtyre garave të futbollit!

Ekipi për informim!

 31. Januar 2015
Jan. 302015
 

Turniri i Pavarësisë 2015 / Ternitz

 

Kryesia e Ligës njofton se SHQIPONJA NK tashmë ka zyrtarizuar pjesëmarrjen e saj, dhe kështu ka siguruar vendin për garë në Turneun e Pavarësisë 2015, që këtë vit do të mbahet në Ternitz afër Vjenës (Austri)!

Sportistëve të SHQIPONJA NK  u urojmë fat she suksese duke falënderuar për pjesëmarrje!

Ekipi për informim

 30. Januar 2015
Jan. 282015
 

STRUGA

STRUGA, që vitin e parë të krijimit të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri fitoi titullin si KAMPION i vitit 2010, rikthehet dhe  bashkohet në garë, ndërkohë që me pagesën e paraparë siguroi edhe pjesmarrjen.

Priten mjaft befasi të reja në këtë TURNE të futbollit! STRUGËS i urojmë sukses dhe falënderojmë për rikthim!

 

Ekipi për informim

 28. Januar 2015
Jan. 282015
 

ORDINANCA ZENUNI

Ekipi teknik i Ligës Shiptare të Futbollit në Austri, ka pranuar logon e re zyrtare të ekipit ORDINANCA ZENUNI, me të cilën do të paraqitet në Turneun e Pavarësisë 2015! Poashtu obligimi i paraparë për parapagim është kryer 100%!

Duke falënderuar për dërgesën dhe për bashkëpunim, urojmë suksese në këtë Turnir Tradicional!

 

Ekipi për informim

 28. Januar 2015
Jan. 282015
 

 

Albanische-Fußball-Liga-in-Österreich-Kopie.jpg

Ende pa u mbushur 48 orë pas shpërndarjes zyrtare të FTESAVE për TURNEUN E PAVARËSISË 2015, 1/3 e ekipeve nga lista zyrtare tashmë e kan kryer obligimin financiar për pjesëmarrje në këtë turne, bëjnë të ditur burimet zyrtare të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri. Me këtë rast, të gjitha këto ekipe sigurojnë vendet për këtë garë tradicionale!

 

Për informata të reja, ju njoftojmë me kohë!

Ekipi për informim

 28. Januar 2015
Suffusion theme