Siç kemi premtuar në njoftimet tona të mëhershme, se do të kemi edhe risi në këtë garë, tashmë nga organet kompetente të Ligës kemi lajmin edhe për tri konfirmime të reja që do të marrin pjesë në Turneun e Pavarësisë 2015, që mbahet, më 15.02.2015 në Ternitz, afër Vjenës!
Konfirmoi pjesëmarrjen ekipi VËLLAZËRIMI KREMS, që në vitin e themelimit të Ligës Shqiptare të Futbillit në Austri (2010), me plotë meritë në fund të kampionatit arriti të siguroi titullin NËNKAMPIONI 2010. Deri më tash edhe STRUGA, që po atë vit ishte KAMPION, ka konfirmuar pjesëmarrjen, gjë që na bën shumë kurreshtarë ta dimë se kush do të jetë fitues i turneut të sivjetmë!
Poashtu ekipet KF BALKAN dhe GJENERATA zyrtarizuan sot pjesëmarrjen e tyre në këtë garë, që po pritet me shumë emocione! Tash për tash është shumë e vështirë të flitet për fituesin, kur dihet që në këtë garë dotë marrin pjesë ekipe KAMPIONE dhe NËNKAMPIONE!
Ekipeve u urojmë suksese në këtë garë! Në ndër kohë presim befasi të reja!
Ekipi për informim