Më 03.05.2015 fillon KAMPIONATI 2015, i gjashti me radhë, që organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri. Në kuadër të këtyre garave, pas përfundimit të afatit të rregullt të paraqitjeve të ekipeve garuese, do të marrin pjesë vetëm ekipet që kanë filluar procedurat e rregullta!
Sipas Komisionit të Garave, që funksionon në kuadër të Ligës Shqiptare, për ndeshjet kampionale të këtij viti, janë këto ekipe:
Renditja sipas paraqitjes
- FC TIMI / 2010-Vendi 3 / 2013-Nënkampion / 2013-Fitues i Kupës / 2014-Nënkampion
- KF KRENARIA / për herë të parë garon në vitin 2014 / 2014-Fair Play
- KREMSI / 2010-Nënkampion / 2015-RIKTHEHET në Ligë
- FC DRENICA / për herë të parë garon në vitin 2014 / 2014-KAMPION
- PRESHEVA / për herë të parë garon në vitin 2015
- GALATASARAY / për herë të parë garon në vitin 2014 /
- KF STRUGA / 2010-KAMPION / 2011-Vendi 3 / 2012-Nënkampion / 2015-RIKTHEHET në Ligë
- FC SHQIPONJA / 2013-Vendi 3 / 2015-RIKTHEHET në Ligë
- BISH / për herë të parë garon në vitin 2010
- STUDENTI / Dëshirojnë të marrin pjesë në vitin 2015 – procedura ende e hapur
- TERNITZ / Dëshirojnë të marrin pjesë në vitin 2015 – procedura ende e hapur
- AFRIM ZHITIA / për herë të parë garon në vitin 2010 / 2014-Vendi 3 / 2015- procedura ende e hapur
- ENDE PA EMËR / Dëshirojnë të marrin pjesë në vitin 2015 – procedura ende e hapur
Nga kjo radhitje, deri më tash, nëntë (9) ekipe kanë siguruar pjesëmarrjen në KAMPIONATIN 2015, ndërsa katër (4) ekipet e tjera duhet të kryejnë procedurat e rregullta. Moskryerja rezulton në mospjesëmarrje!
Komisioni i garave, në krye me Halil Jasharin, që në Kuvendin e Ligës, të mbajtur këtë vit, më 22.03.2015, paraqiti planin e parapërgatitjeve nga ana e këtij komisioni, ku parashihen kombinacionet e mundshme të mbarëvajtjes së garave.
Pritet vendimi i Kryesisë së Ligës, për caktimin e numrit përfundimtar të ekipeve që do të marrin pjesë në KAMPIONATIN E FUTBOLLIT 2015, ku menjëherë do të publikohet edhe orari përfundimtar i garave.
Për informata tjera, ju njoftojmë së shpejti!
Ekipi për informim