Aug 142013
 

Të nderuar bashkëatdhetarë/eShfrytëzoj nga rasti që në emër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri tju falënderoj përzemërsisht për kontributin e dhënë! 

Zonja dhe Zotërinjë,  në manifestimin që u shënua ditë më parë në Republikën e Kosovës  me moton „ Ditët e Diasporës 2013„ nën patronatin e Ministrisë së Diasporës së Qeverisë së Kosovës për kontribut të veçant në masovizimin e sportit tek mërgimtarët,   LSHFA ( Liga Shqiptare e futbollit ne Austri) dhe  futbollisti i FC Bayern nga Munihu (München)  Xherdan Shaqiri u shpërblyen me qmimin „për kontribut të veqant në sport“  i cili çmim u pranua në Prekazin legjerndar nga kryetari i LSHFA-së z. Qani Sylejmani.

LSHFA njëkohësishtë falënderon dhe uron të gjithë kontribuesit (lojtarët e ekipeve të LSHFA-së shikuesit, trajnerët, menaxherët e ekipeve, sponzoruesit dhe gjithë dashamirët e futbollit në Austri e me gjërë) për këtë datë të shënuar ne veprimtarinë e përbashkët e cila u kurorëzua me shperblimin e ndarë nga Republika e Kosovës gjegjësisht nga Ministria e Diaspores, gjithashtu falënderojmë posaqerisht Radio Kosovën për mbeshtetjen dhe propagandimin e aktiviteteve sportive në  Diasporë – emisionin „ Pak më afër“, Shoqatat si ne vijim;  „12 Qershori“, „17 shkurti“, „VALE „,  „Aleksandër Moisiu“, Instituti „Aleksander Moisi“, strukturat organizative dhe ekzekutive  të LSHF-së  si dhe të gjithë ata që në mënyre direkte apo indirekte ishin dhe janë pjesë e LSHFA-së.

 

 Per Lshfa-në

 Sekretari dhe menaxheri i LSHFA-

 Januz  Saliuka

 

 

 

 14. August 2013
Suffusion theme