Liga shqiptare e futbollit në Austri, xhiro-ja e 6-të, FC Timi e para (Foto)
Në kuadër të xhiros së gjashtë të kampionatit futbollistik të Ligës shqiptare te futbollit në Austri, më me sukses gjatë kësaj jave kanë dalur ekipet Gallatasaray dhe FC Timi të cilat I kanë fituar ndeshjet që kanë qenë në planëprogram. FC Timi, me dy fitoret e kësaj xhiro-je është rithyer në pozitën e parë në tabelën e klasifikimit, e sidomos me fitoren ndaj konkurentit të sajë për vendin e parë KF Struga, duke e mposhtur atë me rezultatë të thelle 9:2 dhe tani një ndeshje para përfundimit të kampionatit, FC Timi udhëheq në tabelë me 39 pikë, 3 më shumë se KF Struga. Konkurenti, Struga dy ndeshjet e tjera arriti të korrë fitore, por me disfatën ndaj FC Timi, radhitet e dyta me 36 pikë. Për ekipin nga Presheva, EP Presheva, drejtuesit e Ligës shqiptare patën paralajmëruar për një ekip mjaftë cilësor që në radhët e saja posedon mjaftë lojtarë cilësor. Ajo sot në dy ndeshje arriti fitore, ndërsa në të tretën pësoi disfatë dhe tani radhitet e 3-ta me 25 pikë po aq sa ka në pozitën e 4-të Galatasary, e cila sot në tri ndeshjet radhazi arriti të korrë fitore. Ndërkaq në pozitat 5,6, dhe 7 radhiten, FC Shqiponja me 19 pikë, KF Drenica dhe KF Krenaria me nga 18 pikë të tubuara.
Pasi që ka mbetur vetëm edhe një xhiro për tu zhvilluar, ne morëm deklaratë nga përfaqësuesi i ekipit FC Timi, Vaxhid Bislimi, se cili është opinion i tij për ndeshjen e fundit se a do të arrijë ekipi I tij të fitoj titullin e kampionit gjatë këtij kampionati
“Po pres të fitoj. Edhe pse KF Struga ka dy ndeshje për t’i zhvilluar ndërsa FC Timi kemi vetëm një, mendoj se ne do ta fitojmë titullin, sepse ne mendojmë ta fitojmë atë ndeshje te vetme dhe sikur konkurenti ynë të fitoj në dy ndeshjet ne jemi 26 gola diferenc para tyre dhe kështu që tittulli 99% është në duart e tona” deklaroi për “Me Sportistët” Vaxhid Bislimi.
/Me Sportistët/