Sep 152015
 

Liga shqiptare e futbollit në Austri, xhiro-ja e 6-të, FC Timi e para (Foto)

                Posted By   on  13/09/2015      Iljasa Abazi

1376249_236806426469453_1442786197_n 

       

Në kuadër të xhiros së gjashtë të kampionatit futbollistik të Ligës shqiptare te futbollit në Austri, më me sukses gjatë kësaj jave kanë dalur ekipet Gallatasaray dhe FC Timi të cilat I kanë fituar ndeshjet që kanë qenë në planëprogram. FC Timi, me dy fitoret e kësaj xhiro-je është rithyer në pozitën e parë në tabelën e klasifikimit, e sidomos me fitoren ndaj konkurentit të sajë për vendin e parë KF Struga, duke e mposhtur atë me rezultatë të thelle 9:2 dhe tani një ndeshje para përfundimit të kampionatit, FC Timi udhëheq në tabelë me 39 pikë, 3 më shumë se KF Struga. Konkurenti, Struga  dy ndeshjet e tjera arriti të korrë fitore, por me disfatën ndaj FC Timi, radhitet e dyta me 36 pikë.  Për ekipin nga Presheva, EP Presheva, drejtuesit e Ligës shqiptare patën paralajmëruar për një ekip mjaftë cilësor që në radhët e saja posedon mjaftë lojtarë cilësor. Ajo sot në dy ndeshje arriti fitore, ndërsa në të tretën pësoi disfatë  dhe tani radhitet e 3-ta me 25 pikë po aq sa ka në pozitën e 4-të Galatasary, e cila sot në tri ndeshjet radhazi arriti të korrë fitore. Ndërkaq në pozitat 5,6, dhe 7 radhiten, FC Shqiponja me 19 pikë, KF Drenica dhe KF Krenaria me nga 18 pikë të tubuara.

Kr-Fc Timi

12003279_1021533334558147_3422853166059785071_n

Pasi që ka mbetur vetëm edhe një xhiro për tu zhvilluar, ne morëm deklaratë nga përfaqësuesi i ekipit FC Timi, Vaxhid Bislimi, se cili është opinion i tij për ndeshjen e fundit se a do të arrijë ekipi I tij të fitoj titullin e kampionit gjatë këtij kampionati

“Po pres të fitoj. Edhe pse KF Struga ka dy ndeshje për t’i zhvilluar ndërsa FC Timi kemi vetëm një, mendoj se ne do ta fitojmë titullin, sepse ne mendojmë ta fitojmë atë ndeshje te vetme dhe sikur konkurenti ynë  të fitoj në dy ndeshjet ne jemi 26 gola diferenc para tyre dhe kështu që tittulli 99% është në duart e tona” deklaroi për “Me Sportistët” Vaxhid Bislimi.

/Me Sportistët/

12006957_755163164612515_1405349958_o

 

 15. September 2015
Suffusion theme