Sep 132015
 

            Java e  Gjashtë e futbollit në Ligën Shqiptare në Austri

Në një fushë të mrekullueshme për lojë në Auresthal përfundoi edhe java e gjashtë e fudbollit, ku në derbin e javës ndërmjet Fc Timi-Kf Struga u zhvillua një ndeshje shum cilsore dhe dinamike, me këtë rastë Fc Timi kthehet në kreun e tabelës duke e mundur konkurentin e vetëm Kf Struga  me rezultatin 9:2 për të udhëhequr me sukses kreun e tabelës , dhe kështu mbetet deri në raundin e fundit e hapur sfida për të u shpallur kampion i vitit 2015.fc Timi -Struga

Fc Timi  në këtë lojë u fut  shumë e motivuar  dhe  për as një çastë nuk e rrezikoi fitoren e saj shum të rëndësishme e cila i hap rrugën drejtë një suksesi të cilën me vite po e meriton nëtë gjitha pikpamjet,ekipi ishte shumë kompakt por për këtë sukse u veçua me golat e tij ish gola shënuesi më i mirë Mendim Maloku i cili shënoi disa her në portën e Kf Struga gjegjësisht Krenaria.

Edhe në ndeshjen e parë kundër Krenarisë Fc Timi u tregua e vëmendshme shënoi po ashtu një fitore bindëse me rezultat të thellë 14:2Presheva -Galat

Një mini derbi pa dyshim se  u zhvillua ndërmjet rivalëve Presheva –Galatasaray   ku loja ishte shumë korrekte me aksione të shumta deri në minutën e para  fundit rezultati ishte i pa ndyshuar 0:0, por gjthsesi fati ishte në anën e Galatasaray që në sekondat e fundit shënon dhe kështu me merit mer 3 pikë të rëndësishme ku me këtë fitore edhe Galatasaray me të drejtë po lufton për vendin e tretë ,ku direkt konkurent po ashtu është edhe ekipi Presheva .Gjithsesi edhe ndeshja kundër ekipit Krenaria ku u zhvillua një betej shumë e madhe deri në fund të takimit  pjesa e parë plotsisht i takoi ekipit Krenaria ku në pushim shkuan me dy gola avantazh po në pjesën e dytë gjithë çka ndryshoi dhe rezultati u përbys në 3:2 në favor të Galatasaray.Gala -Krenaria

Me këto ndeshje shumë të mira u përbyll edhe kjo javë ku publiku u nda shumë i kënaqur me ate çka ofruan ekipet e tyre mbetet edhe një raund ku dotë përcaktohet edhe kampioni i viti 2015 e ku ne të gjithë i dëshirojmë shumë suksese.

 

Për Ligën

Halil Jashari

 13. September 2015
Suffusion theme