Feb 102014
 
        

                                                                                  Vjenë – Austri  me 8.02.2014

Protokol nga takimin i LSHFA/së      

 

 

Fjalen përshëndetëse dhe hapjen e takim bëri sekretari i LSHFA/së kurse të pranishmit i përshendeti kryetari  i liges z. Qani Sulejmani njiherit i falënderoi për pjesmarrjen në takim. Të pranishën ishin kryesie e gjërë,  ekipe, komisionet, sponzorët  dhe referët.

Thema;   diskutimi rreth  kampionatit të  LSHFA/së 2014,

 kurse si pika të veqanta ishin:

  •  Fusha/për garat 2014
  • Të caktohet data  për fillim  e kampionatit
  • Seminari  pregaditor për menagjerë, trajnerë dhe kapiten të ekipeve

    Seminari në veti përmban risit në rregullat e futboll 201 si dhe detyrat në pregaditje  para dhe pas ndeshjeve, organizimi i LSHFA/së, strukturat etj.

  • Konfirmimet nga ekipet
  • Te tjera

Si pikë  e veqant është raporti  mbi zhvillimet në Këshilin Koordinues të shoqatave shqiptare në Austri.

 

Kryetari pas një refletimi nga e kaluara njiherit dhe nga takimet që kishte kryesia me herët, kësaj radhe me theks të veqantë përmend  ndyshimet që mund të ndodhin apo janë të nevojshme dhe  për plotësimin e hapësirave të krijuara në stukturat e LSHFA/së,  plotësimin e tyre me forca të reja. Është diskutuar edhe për financimin dhe obligimet që do të kenë ekipet ndaj Ligës. Garat që u zhvilluan  gjatë viti 2013  në Vjenë,  kishin një  kosto të lartë, për të cilin disa ekipe patën  vështërsi ti përballonin, për vitin 2014 jane përgjysmuar, kështu që përafësisht mund të llogariten  se ekipet do të detyrohen me  350 Euro dhe  150 Euro janë depozitë kthyese për ekipet.

 

Vazhdimsia e mbajtes së kampionatit për 2014 në Vjenë është e pa mundur për shkak të kostës së lartë e cila për bugjenit e LSHFA/së është e papërballueshme, kështu që opconi për në Prottes (NÖ)  është shume më real dhe i kapërthyeshëm.

 

Risi e e cila na gëzon është se interesi për pjesmarrje ne garat e LSHFA/së  kanë  kaluar rrethin e komunitetit tonë dhe sot kanë shprech dëshirën një ekip i komunitetit Turk të kyqen në gar. Nga të gjithë të pranishmit është përshendetur një kërkesë e tillë dhe është aprovuar një zëri, kjo nënkupton  qe vlerat e këtij organizim kanë lënë shenja të mirë organizative dhe të  kualitet të lartë në të gjitha rrethet sportive.  

Një marrëveshje paraprake është përmbyllur në Prottes ku Liga obligohet për pastrimine terenit dhe për këtë arsye paguhen 100 Euro punëtorët lokal të terenit sportiv. 

Terminet e para janë fiksuara  me 27.04.2014, 18.05.2014 dhe 1.06.2014,  por secila ekipë pjesmarrësinë kampionat  mund të jetë nikoqire jasht këtij programi (termineve të paraqitura),   mund të organizojnë fetë fushën e cila do të ketë edhe lehtësime në obligimet ndaj liges.

Në fillim të kampionatit mbahet SUPER KUPA në mes të Kampionit të LSHFA/së 2013 dhe fituesit kupës së LSHFA/së 2013 

Kampionit të LSHFA/së 2013     dhe     fituesit  së kupës të LSHFA/së 2013

                                               FC MEGI  :  FC TIMI 

Apel te të pranishmit dhe gjithë atyre jashtë  me vullnet të mirë,  çdo formë e ndihmës në LSHFA si në organizim, ate material apo financiar është e mirë se ardhur se i shërben të ardhmes, gjeneratave të reja  në edukim, shëndet dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare.

 

  • Seminari pregaditor për menagjerë, trajnerë dhe kapiten te ekipeve, ky seminari ne veti përmban risit në rregullat e futboll 2014, pregaditjet para dhe pas deshjeve, organizimi i LSHFA/së, strukturat etj.  Vendi tani  me pëlqimin e pjesmarrësve ështëi përcaktuar dhe përgjegjës ngel menagjesi/sekretari i Liges Januz Saliuka
  •  
  • Afati  për shlyerjen e obigimeve nga Ligës fillon nga ky moment dhe pjesmarrje në kampionat rezervohet me 200 Euro si parapagesë, afati i fundit i shlyerjes së obligimeve është në ditën e seminarit pregaditor (Obligative janë regjistrimi dhe depozita).

     

  • Organet dhe vendet e lira në strukturat e LSHFA/së do të plotësohen pas kuvendit zgjedhor sipar Statutit, deri atherhë vazhdojnë pregaditjet  nga kryesia. Kuvendi mbahet pasi që të konfirmohen ekipet për pjesmarrje ne kampionat, atëherë pason kuvendi.

     

  •  Së fundi është raportuar për zvillimet në KKSHSHA (Këshili Koordinues të shoqatave shqiptare në Austri), si për ligjëratën apo simpoziumine me themë rikujtiminetë  luftës së parë botërore 100 vjetorin   dhe dyndjet repektivisht krimin dhe masakrën ndaj Qamëve dhe në theks të veqant për ligën java e kulturëss shqiptare në Austri e cila planifikohet te mbahet në fundt të shtatorit 2014, me rëndësi  për ligen pasi që edhe sporti është pjesë e kulturës!

     

     

     

    Takimi radhës  është planifikuar me 23.02.2014 ne ora 12:00 në „Timi“

     

     

     

    Me nderime

     

    Sekretar dhe menagjes i LSHFA/së

    Januz Saliuka

 

 

 10. Februar 2014
Suffusion theme