Mrz 312020
 

Të nderuar sportdashës, sportistë, bashkëpunëtorë dhe bashkaktivistë! Për deri sa nuk dihen masat që do të ndërmerren në të ardhmen, nuk mund të caktojmë datën e saktë të fillimit të KAMPIONATIT 2020 në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri.

Sipas parashikimeve dhe rezervimit të fushës së futbollit, gjithçka ishte në përgatitje dhe caktuar që të fillohet me ndeshjet e kampionatit 2020, që më datën 19.04.2020.

Megjithatë, paraqitjet e ekipeve dhe kontaktet për informimin e pjesëmarrësve mund të bëhen te anëtarët e kryesisë, si dhe përmes formularit kontaktues.

Për informata të tjera ju njoftojmë me kohë!

Në emër të kryesisë së Ligë Shqiptare të Futbollit në Austri
Ekipi për informim (A.J.)

 31. März 2020
Suffusion theme