Edhe këtë vit, në garat kampionale të futbollit, do të jetë ekipi GALATASARAY, i cili vitin e kaluar mori pjesë për herë të parë në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri. Kështu njofton ekipi teknik, i cili sapo ka pranuar informatën nga FORMULARI për regjistrimin e ekipeve për Kampionatin 2015!
GALATASARAY u shqua për disiplinë sportive, në fushë dhe jasht saj, duke lënë mbresa shumë të mira te të gjithë pjesëmarrësit e ligës, por edhe të atyre që përcollën ndeshjet e tyre. Ky ekip, vitin e kaluar, ishte shumë afër për të qenë në podestin e fituesëve, por në ndeshjet e fundit nuk mori pikët e nevojshme.
Duke falënderuar për pjesëmarrje, urojmë suksese në KAMPIONATIN 2015!
Ekipi për informim