Jul 272020
 

Përfundoi aktualimi i të dhënava dhe i arkivit shumëvjeçar i materialit të vebfaqes së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, si planifikim i paraparë për modernizimin e teknologjisë, që kryhet nga firma IT SOLUTIONS AJSBERG, me produktin WEBILLUSION, që sponsoron Ligën Shqiptare në fushën e IT-së.

Shfrytëzojmë rastin të falënderojmë të gjithë sponsorën që ndihmuan  deri më tash, që i kemi falënderuar vazhdimisht gjatë viteve aktive të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, të gjitha institucionet dhe aktivistët për bashkëpunime, si dhe sponsorët aktual, firmën ALBAKOPIE.AT, firmën TIMI-TRANS.AT dhe firmën WEBILLUSION.EU që janë afër nesh!

Urojmë për bashkëpunime dhe mbështetje të reja!

JU FALËNDEROJMË TË GJITHËVE!

Ekipi për informim (A.J.)

 27. Juli 2020
Suffusion theme