Feb 242019
 

Sot, në mesin e qindra shikuesve dhe sportistëve, u mbajt TURNEU I PAVARËSISË SË KOSOVËS, që tashmë tradicionalisht organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri. Ky aktivitet ishte i pari i këtij viti, i cili është edhe vit jubilar, ku mbushte 10 vjet nga aktivitet e kësaj lige.

Edhe pse kryesia, gjatë përgatitjeve, kishte parashikuar maksimalish 16 ekipe pjesëmarrëse, nga interesi i madh për pjesëmarrje, kryesia u detyrua të shton numrin në 20 ekipe për këtë turne të futbollit. Vlenë të theksohet se numri i ekipeve ishte plotësuar qysh më shumë se dy java para përfundimit të afatit për paraqitjen e ekipeve, por në mënyrë që të rrisim rrethin e sportdashësve, u vendos për shtimin e nummrit të ekipeve pjesëmarrje.

Hapjen e Turneut e nderuan me ardhjen e tyre edhe dy ambasadorët tanë në Vjenë, ambasadori i Shqipërisë z. Roland Bimo dhe ambasadori i Republikës së Kosovës Z. Sami Ukelli, që edhe pse ditë e diel, gjetën kohë që së bashku zyrtarisht të hapet turneu i futbollit.

Shkurt e shqip, për kurreshtarët që nuk mund të presin! 🙂

Vendi 1 – Besiana

Vendi 2 – Cardo Bau

Vendi 3 – Kërçova

Vendi 4 – Albania

 

Ditën tjetër do të vashdojmë informimin, pas vlerësimit dhe përgatitjes së materialit nga ekiepi teknik.

I falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, stafet diplomatike, sportistët, aktivistët, kuzhinjerët dhe anëtarët e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri për pjesëmarrje, mbështetje dhe kontributin që dhanë për ta realizuar këtë ditë festive, në mesin e komunitetit tonë! Po ashtu flënderojmë famimljen Bislimi dhe Mexhidin, për përkujdesjen dhe organizimin me kuzhinën

Ekipi për informim (A.J.)

 24. Februar 2019
Suffusion theme