Vjena ishte kësaj radhe vendi ku u zhvilluan ndeshjet e fundit kampionale për këtë vit, të cilat organizohen për tetë vjet me radhë, nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri.
Si në çdo përmbyllje të kampionateve të futbollit, që tashmë tradicionalisht përmbyllen në mënyrë të organizuar me këngë e valle dhe në një ambient të përshtatshëm për komunitetin tonë, edhe këtë vit vazhduan bashkëpunimet për një organizim sportiv dhe kulturor. Për këtë ishte ftuar shoqata „12 Qershori“, që tashmë ka vite që kënaqin zemrat e pjesëmarrësve në organizimet tona, të udhëhequr nga Rolanda Limani. Pos valleve në fushën e madhe sportive, nuk munguan as këngë folklorike, ku posaqërisht zëri i njomë i Albanit dhe qiftelia e tij tingëllojnë freskët dhe dëgjohen me shumë kënaqësi në mesin e bashkëkombasve tanë. Janë pikërisht këto shpresat e reja të kombit tonë, për të cilat Liga Shqiptare e Futbollit në Austri japë maksimumin, që të kenë një të ardhme të lidhur ngushtë me prejardhjen, doket, zakonet dhe kulturën tonë, që të bashkuar të kontribuojmë në gërshetimin dhe kultivimin e këtyre vlerave.
Për faktin që në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri deri më tash kaluan dhe po kalojnë shumë sportistë të talentuar, dhe për shpresat e reja, që vazhdimisht lidhen më historikun dhe aktivitetet e Ligës Shqiptare, më së miri flet fotoja në vazhdim, që u realizua sot, pas zhvillimit të ndeshjeve kampionale, në terenin sportit.
Për të nderuar këtë manifestim dhe për nder të ftesës së bërë, kishte ardhur edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Z. Roland Bimo, i cili përpos që ishte në mesin e pupullit të tij, zhvilloi edhe biseda me aktivistët që e rrethonin, në lidhje me aktivitetet dhe me organizimet e komunitetit tone, si dhe u interesua për planet dhe mënyrat e së organizuarit në të ardhmen.
Për garën e KAMPIONIT 2017, deri në raundin e fundit, garonin tri ekipet kryesuesen në tabelë, nga të cilat KËRÇOVA si ish KAMPIONI 2016, mandej ekipi DEÇANI si i ri në Ligën Shqiptare, dhe kryesuesi i tabelës TIMI, ish KAMPIONI 2015.
Deri në DERBIN e ditës, që ishte ndeshja e parafundit, nuk ishte vendosur ende fati i kampionit. Në ndeshjen tjetër paralele, ku DEÇANI mbronte epërsinë ndaj kundërshtarit, shtonte gjasat për të garuar si kampion me gjasa. Mirëpo, DEÇANI edhe pse fitoi ndeshjen, kjo nuk mjaftoi, paso që KËRÇOVA pësoi humbje nga TIMI, dhe kështu DEÇANI mbeti për vetëm dy pikë pas kampionit të ri, që tashmë defititivisht ishte TIMI.
FC TIMI tashmë fitoi titullin KAMPIONI 2017, ndërsa titullin NËNKAMPIONI 2017 me meritë të plotë e fitoi ekipi DEÇANI, ku të dy këto ekipe treguan shumë cilësi në fushën e futbollit gjatë ndeshjeve kampionale të vitit 2017.
Pas përmbylljes së garave kampionale, në ceremoninë e organizuar për këtë qëllim, sportistë dhe aktivistë u nderuan dhe u dekoruan sipas vendimit dhe përzgjedhjes që kishte bërë kryesia, në mbledhjen e fundit, duke krhasuar meritat e tyre për këtë vit.
Pos ekipeve që fituan tri vendet e para dhe që, përpos kupave që morën, ku lojtarët e tyre u nderuan edhe me medalje veç e veç, fituesit tjerë, sipas vendimit të kryesisë, janë ekipet, USAJ për fair play, PALESTINA për pjesëmarrje si ekip mysafir, AFRIM ZHITIA për angazhim gjatë shumë viteve në Ligën Shqiptare, ekipi BESA si ikip i ri afër Ligës, dhe ekipi KRENARIA tashmë si ekip veteran dhe besnik ndaj Ligës, që vazhdon garat radhazi, që nga themelimi i ekipit në vitin 2013.
Shpërblimet në Ligën Shqiptare janë me më me përmasa, ku nderohen mysafirët, si SHIKUESI I VITIT, të ftuarit si Shoqata 12 QERSHORI në krye me ROLANDA LIMANIN, pastaj REFERËT e Ligës, që në këtë vit ishin katër (4) që referuan ndeshjet kampionale, mandej TRAJNERI I VITIT, LOJTARI I VITIT, po ashtu PORTIERI I VITIT dhe për meritë të veçantë në cilësinë e një sportisti LOJTARI I FAIR PLAY për vitin 2017. U nderua po ashtu AKTIVISTI I VITIT në Ligën Shqiptare dhe aktivistë të tjerë, për kontributin e tyre, dhe në fund me një shpërblim simbolik u shpërbly ish kryetari i Ligës Shqiptare, Qani Sulejmani, për të cilin ky kampionat ishte kampionati i parë si ish kryetar, kurse për kryetarin Halil Jashari, i pari që e drejtoi këtë grup aktivistësh dhe këto të gjitha këto aktivitete, në postin e kryetarit të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.
Sikur që është traditë në Ligën Shqiptare, fotoja e përbashkët e kampionit, me mysafirë dhe sportitë të tjerë, me anëtarë të kryesisë, aktivistë dhe shumë të tjerë. Edhe pse syri i kamerës dhe fotografisti nuk arrijnë që në kuadër të përmbledhin të gjithë së bashku, kjo foto mbetet në kujtim për shumë vite, e sidomos për shpresat e reja dhe ardhmëria jonë, që pikërisht në këtë fotografi shohim me shumicë dhe më së mirë mosha të reja, që është rezultat i angazhimeve shumëvjeçare gjatë këtyre aktiviteteve kulturore dhe sportive.
Përshëndesim të gjithë famlijarët, shikuesit, bashkëndihmuesit, aktivistët, referët, të gjitha ekipet e punës, kryesinë, ata që sponsoruan dhe në veçanti sportistët, për tërë përkrahjen e bërë për këtë vit kampional!
Urojmë të kënaqeni me fitoret e merituara dhe ju presim në TURNIRIN e Nëntorit, për garat e KUPËS, i cili parashihet të jetë aktiviteti i fundit për vitin 2017!
JU FALEMINDERIT TË GJITHËVE!!!
Ishte kjo një përmbledhje për pasqyrimin e shkurtër të përmbylljes së kampionatit.
Në emër të kryesisë
Ekipi për informim