Nov 132023
 

Gjithçka sipas planifikimeve, arrihet numri maksmal i ekipeve pjesëmarrëse në Turneun Tradicional të Pavarësisë, që organizohet për nder të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.

16 ekipe marrin pjesë, pasi të gjitha kryen obligimet në afatin kohor, të cilin e kishte caktuar kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.

Ekipet do të garojnë në katër (4) grupe, mandej dy më të mirat kualifikohen dhe vazhdojnë garat për më të mirin e turneut.

Lusim ekipetnë orën 9:30, të paraqiten te organet e Ligës, kurse në orën 10:00 fillon ndeshja e parë!

Turneu Tradicional në futboll, që organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri për nder të përvjertorit të Pavarësisë së Shqipërisë, është caktuar të mbahet më 19.11.2023, në Vjenë, në SCHULSCHIFF (DONAUINSELPLATZ 1210 WIEN – GRG 21 Bertha von Suttner – Schulschiff)!

Ekipeve pjesëmarrëse ju urojmë fat dhe presim ndeshje të mira sportive dhe lojë fair-play!

Në emër të kryesisë
ekipi për informim (A.J.)

 

Ju urojmë suksese në gara dhe lojë fair play!

 

Përshkrimi i rrugës, PARKINGU për AUTOMJETE dhe SALLA E TURNIRIT, janë në google maps!

AUTO (PKW) PARKING / NAVIGATION: klick

TURNEU – SALLA  (google maps)

 13. November 2023
Suffusion theme