Takim në mes të përfaqësuesëve të Ligës Shqiptare të Futbollit dhe Shoqatës së mësuesve shqiptarë në Austri ,,Naim Frashëri“.
Në Deutsch Wagram, më 31-05-2018, në një lokal biznesi në një bisedë shumë të ngrohtë dhe të sinqertë u diskutua në detaje për organizimin e Turnirit të futbollit për fëmijë, i cili do të mbahet më 24-06-2018 në Vjenë, në terenin sportiv, ku në të njëjtën ditë do të mbahet edhe xhiroja e radhës e Kampionatit 2018.
Disa nga vendimet të cilët u morën në këtë takim:
- Turniri do të mbahet më 24-06-2018
- Adresa: Heuberggstättenstraße 1, 1100 Wien
- Turniri fillon në orën 10:00
- Ndeshjet do të zgjasin dy herë nga 8 minuta
- Do të ndahen në dy grup-mosha
- Referimi Xhafer LLesi, dhe ka mbetur të kërkohet edhe një refer tjetër
- Përgjegjës për grup-moshat e ndryshme janë mësuesi Osman Ademi si dhe mësuesja Miradie Berisha
- Përgjegjësin për mbarëvajtjen e turnirit do të ketë mësuesi Ibrahim Hasanaj dhe Nexhmedin Llesi
- Për çështjet teknike si dhe sistemin e garave është ngarkuar me detyrë Halil Jashari
Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë, para fillimit të ndeshjeve kampionale të Ligës Shqiptare dhe të Turnirit për fëmijë, që do të mbahen po në të njëjtën ditë, më 24.06.2018.
Ju mirëpresim, duke ju dëshiruar suksese në gara!
Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (AJ)