Nov 132022
 

Në takimin e kryesisë, të datës 06.11.2022, u vendos për aktivitetin e ardhshëm, që në këtë rast do të jetë TURNEU TRADICIONAL NË FUTBOLL për nder të PAVARËSISË SË SHQIPËRISË, i cili, përveq gjatë pandemisë, është tashmë TURNE TRADICIONAL.

Data e mbajtjes së TURNEUT është caktuar për 10.12.2022, në Matzen!

Detajet për hollësitë e mbarëvajtjes vazhdojnë të koordinohen dhe do të publikohen këtu, në vebfaqen zyrtare të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!|

Paraqitja e ekipeve ka filluar!

Turnir më datën 10.12.2022,
ADRESA: Jubiläumsplatz 8,
2243 Matzen

i quajtur si TURNIRI I PAVARËSISË!
Të gjitha ekipet që dëshirojnë të marrin pjesë, mund të paraqesin ekipet e tyre te anëtarët e kryesisë, ose të thirrni në një nga numrat e telefonit që i gjeni më poshtë, ose përmes formularit në webfaqen tonë (kliko)!

Për të gjitha ekipet që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë turnir, në vazhdim disa informata:

  • Pjesëmarrja për ekip është 120€ (Euro)!
  • Ekipet luajnë me 6 lojtarë (5+1)
  • Turniri mbahet në sallë sportive, përbrenda (Sporthalle)!
  • Luhet vetëm me mbathje të lejuara! ( këpucë që nuk lëshojnë gjurmë)
  • Rregullorja, më në detaje, ju dërgohet ekipeve pas paraqitjes së ekipeve
  • Adresa: 2243 Matzen, Jubiläumsplatz 8
  • Pagesa bëhet përmes xhirollogarisë bankare:
    • Përmes Bankës
      • Pranuesi: Liga Shqiptare e Fultbollit në Austri
      • Arsyeja (Verwendungszweck): „TURNIR 2022/11 – EMRI I EKIPIT“
      • Banka: MARCHFELDER BANK
      • BIC: MVOGAT22XXX
      • IBAN: AT074211045492830000

 

PARAQITJA E EKIPEVE

Paraqitja e ekipeve për turnir përmes telefonit:

Paraqitja e ekipeve për turnir – përmes formularit (kliko)!

NJOFTIM!
Vetëm ekipet që kryejnë pagesën e plotë, dhe përmes bankës, disa ditë para datës kur mbahet turniri, fitojnë të drejtën për pjesëmarrje!

Për detaje ju njoftojmë me kohë!
Deri atëherë, ju mirëpresim!

Ekipi për informim (A.J.)

 13. November 2022
Suffusion theme