Sep 082023
 

Në kohën e paraparë, pas ndryshimit kohor, këtë të diel, më 03.09.2023, u mbajt takimi i kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, i cili është takimi i parë pas pushimeve verore të këtij viti, ku në të cilin u diskutuan aktivitetet e radhës të vitin që kemi!

Turneu Tradicional i Pavarësisë, që tashmë rregullisht organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, mori si gjithherë rëndësi të veçant, i cili organizohet për nder të Pavarësisë së Shqipërisë, dhe që sipas të gjitha gjasave do të mbahet në pjesën e dytë të muajit Nëntor!

Detajet me më saktësi do të publikohen pas marrjes së vendimit për datën e saktë!

Urojmë të shihemi në aktivitetet e radhës!

Për Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri
Ekipi për informim (A.J.)

 

 8. September 2023
Suffusion theme