Jan 262015
 

Albanische-Fußball-Liga-in-Österreich-Kopie.jpg

Në orët e vona të datës 24.01.2015, më saktësisht (sipas protokolit zyrtar) në orën 22:11, në zyrën e Ligës, filloi Mbledhja e Parë e Ekipit Teknik, që zgjati deri në mesnatë.

Pas propozimit, që para disa javësh erdhi nga aktivistë të Ligës sonë, në një ndër mbledhjet e kaluara të Kryesisë së Ligës, u vendos që të zyrtarizohen formimi i Ekipit Teknik (ET) dhe Ekipit Për Indormim (EPI), tashmë të nevojshëm për Ligën!

Ekipi për Informim, që përbëhet prej tre (3) anëtarëve, po vazhdon punën e vet, ku pos detyrave për informim në faqën zyrtare të Ligës por për nder të sportdashësve edhe në facebook, ka përgjegjësinë edhe në shpërndarjen e informatave edhe brenda organeve të Ligës!

Ndërsa Ekipi Teknik, që tashmë përbëhet nga katër anëtarë që do të jenë të rregullt, mori përsipër për të realizuar detyrat dhe përgatitjet e nevojshme gjatë garave në kuadër të Ligës së Futbollit Shqiptar në Austri.

Pikat e rendit të ditës ishin këto:

  • Mundësia e paraqitjeve të ekipeve ONLINE
  • Përgatitjen për xhirime në vendngjarje gjatë garave
  • Sigurimi i teknikës së nevojshme gjatë garave
  • Shqyrtimi dhe përpilimi i mundësive të komunikimit brenda dhe jasht Ligës
  • Të tjera

Për detajet e mbarëvajtjes së këtij takimi, vendimet e marra dhe detyrat e radhës, do të raportohet dhe informohet Kryesia e Ligës në mënyrë protokolare.

 

Ekipi për informim

 26. Januar 2015
Suffusion theme