Okt 072012
 

 

Liga Shqipetare e futbollit ne Austri

Kampion i vitit 2012  Fc Vllaznimi

Perfundoi ne menyre solemne kampionati 2012

Neper mot me shi dhe teren te rende per loje, ne pranine e me shume se 500 futbolledashesve  perfundoi xhiroja e fundit e kampionatit per vitin 2012. U zhvilluan shume ndeshje interesante si ajo ne mes te KF Vellaznimit dhe FC Megit e cila u pershkua nga shume aksione te organizuara dhe gola te bukur e sidomos vlen te veqohen ato te lojtarit me te mire te Vellaznimit dhe gjith Liges Shqipetare, Ambroz Malaj qe ne menyre mjeshterore mposhti portjerin e FC Megi Paskal  Ransin  me qe raste eksploduna tifozet e Vellaznimit qe sote ishin ne numer te konsiderueshem dhe ne menyre shume de denje perkrahen kampionin e liges .

Sot ne mesin e bashkeatdhetareve kishte ardhur enkas nga Kosova Ministri i Diaspores z, Ibrahim Makolli i cili ne nje fjale rasti pershendeti bashkeatdhetaret duke ju deshiruar nje dite te bukur futbollistike dhe duke i shprehur mbeshtetjen e parezerve kryesise se Liges Shqiptare te futbollit ne Austri , ai ceku ne vazhdime se ky lloj aktiviteti eshte i rendesise se veqante per zhvillimin e mergates Shqipetare dhe per ruajtjen e vlerave tona ne tansi.Ne vazhdim u zhvilluan ndeshjet e planifikuara sipas rradhes ku vlene te veqohet sidomos ajo ne mese te Lahutes se Malesise dhe Shqiponjes e cila ishte shume inetresante si per kah rezultati perfundimtare ashtu edhe nga intensiteti i lojes se treguar ishte nje ndeshje me mjafte kthesa dhe shume  e tensionuar ne funde fituese doli ekipi i FC Shqiponjes qe me merite mposhti Lahuten e Malesise me rezultat 3:2.

Per kete xhiro te fundit kryesia e Liges ishte mobilizuar si kurre me pare dhe ishte pregatitur qe sa me  mire te kalonte edhe kjo xhiro, qdo gje funksionoi si eshte me se miri. Kryesia kishte  parapre edhe nje program modest kulturore por moti me shi e pamundesoi nje gje te tille.

Aty kah ora trembedhjete ne stadiumin Barbara te Prottesit mberriti edhe Ambasadori i Republikes se Kosoves z.Dr.Sabri Kiqmari i cili u prit ne menyre zyrtare nga Kryesia e liges. Pas perfundimit te ndeshjes se fundit u luajt nje ndeshje miqesore ne mes te perfaqesueses se Liges dhe SV Albania  e cila bene gara ne Ligen e eperme B te Vjenes, me te perfunduar te kesaj ndeshjeje filloi ceremonia e shpalljes se kampionit dhe ne menyre te improvizuar ne kantinen e stadiumit Barbara u dha nje program kulturore me valle nga shoqata 12 qershori. Ne vazhdim  Ambasadori z.Dr Sabri Kiqmari i prezentuar nga konferencieri z.Januz Saliuka, pershendeti te pranishmit dhe u zotua se gjithnje do te jete ne perkrahjen e ketyre aktiviteteve te LSHFA-se dhe njekohesishte uroi nga zemra kampionin e ri te Liges KF Vellaznimin,pas fjales se Ambasadorit kryetari i Liges z.Qani Sylejmani i dorezoi nje mirenjohje ambasadorit ne shenje respekti , me pastaj filloi ceremonia e dhenjes se shperplimeve si Kupa kalimtare dhe medaljet per tri vendet e para, per trajnerin me te mire,menaxherin me te mire e deri te ata qe e perkrahen Ligen si Sv Albania, Digit Alba me pronar z.Gjevat Balaj dhe shume te tjere.

Keshtu perfundoi edhe sezoni i trete i liges Shqipetare ne Austri me moton shihemi ne sezonin e ardhshem 2013 edhe me te pregatitur dhe me me shume ambicje per ta ngritur nivelin dhe kulturen sportive nder shqipetaret mergimtare ne Austri.

 

Vllaznimi Vendi i Parë

Kf Struga Vendi dytë

  Fc Megi Vendi i tretë                                                      Pokali për vendin e parë

Fc Timi Ekip më i Disciplinuar

Për ligën

z.Halil Jashari

Abdulla  Abdullahu

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 7. Oktober 2012