Apr 292018
 

Sot përfunduan ndeshjet e xhiros së radhës, në Kampionatin 2018, që mabahen në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.

Rezultat mund t’i gjeni në linkun REZULTATET 2018

ose të klikoni në linkun e faqes si më poshtë:

Komisioni i garave dhe kryesia janë kontaktuar dhe pyetur nga sportistë dhe aktivistë, për arsyen e ndeshjeve, ku disa ekipe luajtën më pak lojë, e disa më shumë!

Ju njoftojmë, se

Kampionati ka gjithsej 72 ndeshje futbollistike, ku
secili ekip ka 8 ekipe kundërshtare, dhe
do të ketë gjithsej 16 ndeshje!

Ndarja e ndeshjeve bëhet nga KOMISIONI I GARAVE dhe në atë mënyrë që secili ekip të ketë pritje dhe pushim të mjaftueshëm për deshjet e radhës! Në xhiro luhen zakonisht 12-14 ndeshje, varësisht sipas planifikimeve që komisioni e kalkulon sistemin e garave! Komisioni i garave, ekipi teknik dhe ai për informim, por edhe anëtarët e kryesisë, ju përgjigjen me dëshirë të gjitha pyetjeve që mund të keni, por ju lutemi të na kontaktoni përmes formularit kontaktues, këtu, pasi që jemi të ngarkuar me përgaditjen e materialeve, vlerësimin e tyre, me protokolen e ndeshjeve, arkivimin e tyre dhe me publikimin e tyre së fundi!

Publikimet në FACEBOOK, bëhen nga aktivistë dhe anëtarë të kryesisë, ku mund të ketë edhe ndryshime të shpeshta në informacione, por njoftimet dhe rezultat e faqes zyrtare, pra kjo që po lexoni, vlejnë si rezultate dhe vendime! Informatat në FACEBOOK bëhen për arsye të dashamirëve dhe sportistëve, që e përdorin atë, prandaj edhe Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, si shumë e shumë të tjerë, mundohemi që të jemi sa më shumë informues edhe në FB! Shumica e informatave bëhet në koordinim me kryesinë ose anëtarë të kryesisë.

Pra, për kontakt dhe pyetje, ju lusim klikoni në KONTAKT ose këtu!

NJOFTIM 2:

emisionin „Sa më afër“Kosovë, në radion RADIO KOSOVA, sonte, nga ora 22:10, Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, kryesia, janë drejtëpërdrejtë të inkuadruar në këtë emision!

Linku i emisionin në internet: http://www.rtklive.com/radio/radio_kosova.html

Duke ju falënderuar për pjesëmarrje dhe për bashkëpunim, urojmë të vazhdojnë sukseset tona edhe në të ardhmen!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 

 29. April 2018