Te nderuar,
|
Të nderuar bashkëatdhetarë/eShfrytëzoj nga rasti që në emër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri tju falënderoj përzemërsisht për kontributin e dhënë!
Zonja dhe Zotërinjë, në manifestimin që u shënua ditë më parë në Republikën e Kosovës me moton „ Ditët e Diasporës 2013„ nën patronatin e Ministrisë së Diasporës së Qeverisë së Kosovës për kontribut të veçant në masovizimin e sportit tek mërgimtarët, LSHFA ( Liga Shqiptare e futbollit ne Austri) dhe futbollisti i FC Bayern nga Munihu (München) Xherdan Shaqiri u shpërblyen me qmimin „për kontribut të veqant në sport“ i cili çmim u pranua në Prekazin legjerndar nga kryetari i LSHFA-së z. Qani Sylejmani. LSHFA njëkohësishtë falënderon dhe uron të gjithë kontribuesit (lojtarët e ekipeve të LSHFA-së shikuesit, trajnerët, menaxherët e ekipeve, sponzoruesit dhe gjithë dashamirët e futbollit në Austri e me gjërë) për këtë datë të shënuar ne veprimtarinë e përbashkët e cila u kurorëzua me shperblimin e ndarë nga Republika e Kosovës gjegjësisht nga Ministria e Diaspores, gjithashtu falënderojmë posaqerisht Radio Kosovën për mbeshtetjen dhe propagandimin e aktiviteteve sportive në Diasporë – emisionin „ Pak më afër“, Shoqatat si ne vijim; „12 Qershori“, „17 shkurti“, „VALE „, „Aleksandër Moisiu“, Instituti „Aleksander Moisi“, strukturat organizative dhe ekzekutive të LSHF-së si dhe të gjithë ata që në mënyre direkte apo indirekte ishin dhe janë pjesë e LSHFA-së.
Per Lshfa-në Sekretari dhe menaxheri i LSHFA-së Januz Saliuka |
Në Prekaz u mbajt manifestimi “Dita e Diasporës dhe Mërgatës
Nën patronazhin e Ministrisë se Diasporës, me një manifestim të veçantë u shënua “Dita e Diasporës dhe e Mërgatës”. Shënimi i kësaj dite u bë në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Diasporës”, dhe u mbajt në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli tha se kjo ngjarje po shënohet në këtë vend të shenjtë, në vendin ku u bë ndarja historike mes dy epokave, asaj të robërisë dhe së ardhmes së lirë. Ai falënderoi në veçanti mërgimtarët, të cilët për asnjë moment nuk kursyen dhe nuk po kursejnë asgjë nga vetja e tyre për t’i garantuar vendit tonë një të ardhme evropiane.
Me një fjale rasti, shënimin e “Ditës së Diasporës dhe Mërgatës” dhe këtë manifestim tradicional e përshëndetën edhe Rifat Jashari, Adem Demaçi dhe Muhamet Shatri.
Në pajtim me Ligjin e diasporës dhe mërgatës, ministri Makolli i dorëzoi çmimet vjetore për mërgimtarin dhe grupet e mërgimtarëve më të suksesshme.
Me çmimin vjetor u vlerësua shoqata bamirëse “Nënë Tereza” – Gjermani, për kontribut të veçantë në veprimtari humanitare. Françesko Altimari, për kontribut të veçantë për diasporën dhe mërgatën. Adem Shala, për kontribut të veçantë në arsimin plotësues. Talat Pllana, për kontribut të veçantë në arsimin plotësues. Shoqata e mjekëve shqiptaro – amerikanë, për kontribut të veçantë në veprimtari shkencore. Inva Mula për kontribut të veçantë në kulturë. Abdylatif Arnauti, për kontribut të veçantë në kulturë. Xherdan Shaqiri për kontribut të veçantë në sport. Liga shqiptare e futbollit në Austri, për kontribut të veçantë në sport. Fehmi Fetahi, për kontribut të veçantë në fushën e biznesit. Agim Ramadani, hero i kombit, për kontribut të veçantë jetësor (post mortem) dhe Aristidh Kola, për kontribut të veçantë jetësor (post mortem).
Po ashtu, u dorëzuan edhe mirënjohje për mediet e gazetarët të cilët kanë dhanë kontribut të veçantë në shërbim të informimit të diasporës.
Në kuadër të këtij manifestimi, me një program të pasur artistik u paraqiten, grupi “Xixëllonjat”, Okteti, grupi “Mjellmat”, Çun Lajqi, Qendra Kulturore e Fëmijëve të Suedisë (Okarina), Këngë me lahutë nga Isë Elezi etj./RadioRINIA/
Të nderuar,
Ministria e Diasporës, ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vitë, do të bëjë ndarjen e Çmimit Vjetor të Diasporës dhe Mërgatës. Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, është përzgjedhur për çmimin vjetor të diasporës dhe mërgatës, për veprimtari sportive.
Ftoheni që të jeni pjesëmarrës në ndarjen e çmimit vjetor për diasporën dhe mërgatën, që mbahet më 2 gusht 2013, në orën 17.00, në Prekaz (kompleksi memorial).
Me respekt
Ministria e Diasporës