KF Krenaria / pa dyshim se bafasia e këtij raundi ishte arritja e fitores së parë të ekipit KF Krenaria, lojtarët e së cilës në çdo ndeshje ishin shumë të motivuar dhe që në këtë raund mundën bindshëm pikërisht kryesuesin aktual të tabelës, dhe në konton e tyre morën pikët e para.
KF Drenica / asgjë nuk lejoi që në rastësi të pres, por me përkushtimin maksimal arrite dy fitore shumë të rëndësishme dhe kështu prap vendosen në krye të tabelës. Për suksesin e arritur gjithsesi merita kanë traineri i ekipit Musli Tahiraj si dhe Musa Thaqi, të cilët me shumë vullnet po i kryejnë obligimet duke i motivuar lojtarët për lojëra cilësore.
Afrim Zhitia / kësaj radhe nuk i shkoi për dore ekipit të siguron pikë, dhe me këtë rast zbret nga kryesimi i tabelës, por mbetet kandidat i rrezikshëm për titull. Deri më tash mund të thuhet se ishte një ndër kandidatët kryesorë për titull, por presim risi të reja deri në përmbyllje të këtij kampionati.
FC Timi / pësuan në të dy ndeshjet, edhe pse dy herë arritën që të paktën ta barazojnë rezultatit, por më kot. Kjo bëri që të humbin vendin e tretë në rënditjen tabelare. Mirëpo, si nënkampion i vitit të kaluar, presim befasi dhe freski në sezonin e dytë, ku edhe vendoset fati i kampionit të vitit.
Mirëpo edhe këto dy ekipe kanë pse të krenohen, spese janë ekipe ku edhe më parë kanë trguar rezultate shumë pozitive. Nëse merren në tërësi raundet e zhvilluara, lehtë mund të konstatohet se kampionati ka një rrjedhë shumë të mirë, ku motivimi për lojë është shumë i madhë e ku në 18 ndeshjet e zhvilluara janë shënuar 150 gola, kurse janë ndarë vetëm shtatë kartona të verdhë dhe pa asnjë karton të kuq. Duke u bazuar në të gjitha këto rezultate frytdhënëse si dhe në premtimet verbale edhe nga ish ekipet e LSHFA-së, në sezonin e radhës do të jenë prap antare në LSHFA ekipi Xh Vllazrimi Krems si dhe kampioni i vitit 2013 Fc Megi. Me këte mund të themi se misioni i kësaj lige, që afër veti të mbajë sportistë dhe talentë të rinjë në aktivitete të përbashkëta, po e kryen punën e saj me sukses.