Mrz 232015
 

kampionati - lajmi

Për të garuar në KAMPIONATIN E FUTBOLLIT 2015, në Ligën Shqiptare të Futbollit, rikthehet KAMPIONI i viti 2010, STRUGA!

Poashtu VËLLAZËRIMI KREMS – NËNKAMPIONI 2010 rikthehet në Ligë, që atë kohë ofruan për shikuesit dhe sportdashësit mjaftë ndeshje cilësore!

Kurse vargun e rikthimit e vazhdon edhe SHQIPONJA VJENË, që në PODEST ishte në vitin 2013, duke u shpërblyer me vendin e tretë!

 

Falënderojmë ekipet që rikthehen në Ligë, dhe ju urojmë suksese në garë!

Ekipi për informim

 23. März 2015
Mrz 232015
 

 

kampionati - lajmi

Paraqiten ekipet e para për pjesëmarrje në KAMPIONATIN E GJASHTË TË FUTBOLLIT për vitin 2015.

Në Kuvendin e Ligës, të datës 22.03.2015, pos tjerash, pika kryesore ishte pjesëmarrja e ekipeve në KAMPIONATIN 2015, që deri më tash ka 14 ekipe që dëshirojnë të marrin pjesë në garë. Gjatë kuvendit, tetë (8) ekipet e para u fiksuan  për këtë KAMPIONAT, kurse gjashtë (6) të tjera presin të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre! Priten vendimet e ekipeve të përcillen te organet e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!

Paraqitja e ekipeve bëhet ONLINE, përmes formularit që ekipi teknik tashmë ka vënë në funksion, ndërsa kushtet për pjesëmarrje janë:

Sipas vendimit të kryesisë, afati i kryerjes së të gjitha obligimeve,
për pjesëmarrje në KAMPIONATIN 2015, është caktuar të jetë data 15.04.2015!

EKIPET E FUTBOLLIT OBLIGOHEN:
        – Të paraqesin ekipin e futbollit ONLINE, te organet e Ligës, Kryesia apo Komisioni i Garave
        – Të kryejnë pagesën 400€ në xhirollogarinë e Ligës (shih vebfaqen, krahu i djathtë i informatave)
        – Të dërgojnë listën e plotë të emrave të lojtarëve dhe poashtu logon zyrtare ONLINE (përmes FORMULARIT)

mos zbatimi i këtyre pikave nuk mundëson pjesëmarrjen!

Për informata të tjera, ju njoftojmë së shpejti!

Ekipi për informim

 23. März 2015
Mrz 222015
 

 22. März 2015
Mrz 222015
 

Kampionati 2015 - 10x4

Sot, në selinë e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, në Rögergasse 16, 1090 Vjenë, mbahet KUVENDI I LIGËS, ku janë të ftuara të gjitha ekipet e futbollit dhe të gjitha grupen punuese dhe organet e Ligës, me rastin e zyrtarizimit të fillimit të KAMPIONATIT 2015, ku do të vendoset për numrin e ekipeve pjesëmarrëse, si dhe për detajet tjera!

 

Mirësevini dhe suksese në garë!

Ekipi për informim

 

 

 22. März 2015
Mrz 152015
 

Kampionati 2015 - 10x4

Në takimin e Kryesisë, mbrëmë, u vendos që data zyrtare e fillimit të Kampionatit të Futbollit 2015 në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, të jetë 03.05.2015. Me këtë rast, në BARBARA STADION në Prottes, do të zhvillohen ndeshjet e para të Kampionatit, i cili tashmë është i gjashti në radhë, të organizuar nga kjo ligë.

Njëherit, janë të ftuara të gjitha ekipet që tashmë kanë shprehë dëshirën që do të garojnë në këtë Kampionat, që të bejnë edhe zyrtarisht paraqitjen e ekipeve në organet e ligës, te Komisioni i Garave respektivisht te Kryesia  e Ligës!

Poashtu u vendos që KUVENDI i Ligës të mbahet datën 22.03.2015, e diel, në orën 11:00, ku janë të ftuar të gjithë përfaqësuesit e ekipeve dhe të gjitha ekipet e punës dhe komisionet, që veprojnë në kuadër të Ligës Shqiptare të Futboillit në Austri.

Për detaje tjera, ju njoftojmë së shpejti!

Ekipi për informim

 15. März 2015
Suffusion theme