Mrz 312015
 

Liga LOGO

 

Në radhën e parapërgatitjeve para fillimit të Kampionatit të Futbollit për vitin 2015, sipas informatave të Komisionit të Garave, që vepron në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, po finalizohen planifikimet për kampionatin e sivjem.

Kampionati i vitit 2015, i gjashti me radhë, që me sukses organizohet nga Liga Shqiptare,  këtë vit do të ketë rritje të numrit të ekipeve pjesëmarrëse, me ç’rast Komisioni i Garave është në përmbyllje të shqyrtimit të planifikimeve të mundshme për realizimin sa më efikas dhe profesional të garave gjatë këtij viti. Sipas të gjitha gjasave, duket të ketë risi në mbarëvajtjen e ndeshjeve në Kampionatin e sivjem.

Deri më datën 15.04.2015, kan mbetur tashmë  edhe dy javë kohë, deri sa do të jetë e hapur mundësia e paraqitjes së ekipeve (ONLINE) që dëshirojnë të marrin pjesë në garat kampionale të këtij viti. Kjo datë është caktuar, në Kuvendin e mbajtur para disa ditësh, të jetë data e fundin, edhe pse Kampionati zyrtarisht fillon më 03.05.2015 në Prottes, në mënyrë që të përmbyllet me sukses faza përgatitore për të gjitha komisionet dhe grupet punuese që veprojnë në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.

Ekipi për informim

 31. März 2015
Mrz 252015
 

Fc-Timi-Logo-2015

Fituesi i Kupës së parë të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri dhe njëherit Nënkampioni i dyfishtë (2013/2014), FC TIMI, kalon nëpër procedurat e rregullta. Kështu njofton ekipi teknik,  i cili ka pranuar dërgesën nga FC TIMI, të dërguar përmes FORMULARIT ONLINE!

Sukseset e ekipit të futbollit FC TIMI, që tashmë është zyrtarizuar nga organet kompetente zyrtare austriake  në regjistrin qëndror, presim t’i shohim edhe në Kampionatin 2015, ku pa dyshim se do të „luftojnë“ për Kupën e Kampionit për këtë vit!

Urojmë suksese dhe falënderojmë për pjesëmarrje në garë!

Ekipi për informim

 25. März 2015
Mrz 252015
 

Klubi Futbollistik KRENARIA

 

Ekipi për informim, që vepron në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, informon  se Klubi Futbollistik KF KRENARIA, që në Kampionatin 2014, nuk pati lojë pa shënuar nga 2 deri në 6 gola, premton përforcime të reja!

Edhe pse ky ekip simpatik nuk arriti të rënditet në podest që të stoliset me Kupë dhe Medalje, në vitin 2014 mori Trofeun si EKIPI FAIR PALY!

Ndër ndeshjet me të mira veçohet ndeshja e futbollit në mes të kandidatit pët titullin e Kampionit AFRIM ZHITIA, ku KF KRENARIA shënoi fitore bindëse dhe me plot meritë, me një rezultat 5:2 që askush nuk e priste, duke zvogluar kështu gjasat e ekipit AFRIM ZHITIA për të qenë të parët!

Poashtu ndeshja kundër FC TIMIT, ishte ndër ndeshjet mëtë „nxehta“, kur në minutën e fundit të ndeshjes KF KRENARIA barazon rezultatin në 6:6! Në sekondat e fundit atë kohë shënoi FC TIMI duke rritur epërsinë në 7:6!

Presim të shohim në fushën e lojës përgatitjet e KF KRENARIA dhe urojmë suksese për informatën e dhënë!

Ekipi për informim

 25. März 2015
Mrz 252015
 

PRESHEVA

Pjesëmarrjen në Kampionatin e Futbollit 2015 e konfirmon edhe ekipi PRESHEVA!

Sipas informatave të ekipit teknik, që funksionon në kuadër të ligës, na njoftojnë se nga FORMULARI ONLINE arriti procedura zyrtare e paraqitjes se ekipit PRESHEVA!

Falënderojmë ekipin e ri PRESHEVA, për pjesëmarrje në KAMPIONATIN E GJASHTË TË FUTBOLLIT, që organoizon Liga Shqiptare, dhe urojmë suksese në ndeshjet kampionale gjatë vitit 2015!

Ekipi për informim

 25. März 2015
Mrz 242015
 

kampionati - lajmi

Kampioni 2014 – KF DRENICA, Nënkampioni – FC TIMI, dhe ekipi simpatik KF KRENARIA, vazhdojnë procedurat zyrtare për pjesëmarrje në KAMPIONATIN E FUTBOLLIT 2015, që është i gjashti me radhë i organizuar nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri!

Ekipet i falënderojmë për procedurat e rregullta dhe u urojmë suksese!

Ekipi për informim

 24. März 2015
Suffusion theme