Apr 142015
 

kampionati - lajmi

Ka mbetë vetëm edhe një ditë, deri më 15.04.2015, kur do të mbyllet afati i rregullt i paraqitjes së ekipeve, që dëshirojnë të marrin pjesë në KAMPIONATIN E GJASHTË TË FUTBOLLIT për vitin 2015, të caktuar më parë nga organet kompetente të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.

Sipas analizës së Komisionit të Garave, që vepron në kuadër të Ligës, por edhe të premtimeve të ekipeve, që më parë dëshironin të merrnin pjesë, deri më tash, është tejkaluar numri i ekipeve në krahasim me vitin e kaluar. Presim deri në fund të ditës së nesërme për gjendjen përfundimtare dhe për numrin e ekipeve që do të garojnë në Kampionatin 2015!

Pikërisht për shkak të rritjes së numrit të ekipeve pjesëmarrëse në Kampionatin e sivjetëm, ekipi për informim, ka realizuar një intervistë me kryetarin e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, Z. Qani Sulejmani, ku detajet e kësaj interviste priten të publikohen nesër!

Ekipi për informim

 14. April 2015
Apr 122015
 

shqiponja

Në radhën e rikthimeve në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, është edhe FC SHQIPONJA, që do të vazhdojë garat KAMPIONALE për vitin 2015, duke u kthyer në Ligë pas paraqitjes së rregullt dhe zyrtare sipas rregulloreve të Ligës për të garuar në këtë Kampionat!

Ekipi i futbollit FC SHQIPONJA, që gjithë kohën llogaritet një ekip befasues dhe i rrezikshëm, në vitin 2013 zuri vendin e tretë, pas të cilit pushoi aktivitetin sportiv në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri. Mirëpo, pas suksesit të arritur në Turneun Tradicional të Pavarësisë 2015, që këtë vit u mbajt në Ternitz dhe organizohej nga Liga Shqiptare, përfaqësuesit e FC SHQIPONJA premtuan se do të rikthehen sërish në garat kampionale që organizon Liga, e që tashmë për të gjashtën herë.

Ashtu sikur që kemi premtuat qysh në fazën përgatitore, ky Kampionat i sivjetëm do të sjellë edhe befasi tjera, për të cilat do të informojmë me kohë! Për ekipin FC SHQIPONJA urojmë të arrijnë suksese dhe falënderojmë për besimin dhe respektin ndaj Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!

Ekipi për informim

 12. April 2015
Apr 102015
 

struga - kampion 2010

Struga, që mund të krenohet me sukseset e vete duke qenë, Kampioni 2010, Nënkampioni 2012, Finalisti i Turneut Tradicional të Pavarësisë 2015,  mbanë premtimin dhe rikthehet përsëri në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, për të garuar në Kampionatin 2015. Ekipin e futbollit „Struga“ e përgëzojmë për rikthim në Ligë dhe i urojmë suksese në garë!

Nga ekipi teknik njoftojnë se STRUGA tashme ka hyrë në procedurat zyrtare për pjesëmarrje, dhe si e tillë siguron vendin për pjesëmarrje në Kampionatin e Gjashtë të Futbollit të organizuar nga Liga Shqiptare e Futbollit  në Austri.

Tashmë shumica e ekipeve pjesëmarrëse në Kampionatin 2015 kanë siguruar pjesëmarrjen në garat kampionale, përderisa afati është i hapur vetëm edhe pesë (5) ditë, të fundit për paraqitje të ekipeve që dëshirojnë të marrin pjesë.

Afati i paraqitjes së ekipeve, për këtë vit,  përfundon  më 15.04.2015.

Ekipi për informim

 10. April 2015
Apr 082015
 

galatasaraj

Edhe këtë vit, në garat kampionale të futbollit, do të jetë ekipi GALATASARAY, i cili vitin e kaluar mori pjesë për herë të parë në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri. Kështu njofton ekipi teknik, i cili sapo ka pranuar informatën nga FORMULARI për regjistrimin e ekipeve për Kampionatin 2015!

GALATASARAY u shqua për disiplinë sportive, në fushë dhe jasht saj, duke lënë mbresa shumë të mira te të gjithë pjesëmarrësit e ligës, por edhe të atyre që përcollën ndeshjet e tyre. Ky ekip, vitin e kaluar,  ishte shumë afër për të qenë në podestin e fituesëve, por në ndeshjet e fundit nuk mori pikët e nevojshme.

Duke falënderuar për pjesëmarrje, urojmë suksese në KAMPIONATIN 2015!

Ekipi për informim

 

 8. April 2015
Apr 052015
 

studenti

Rritet numri i ekipeve që synojnë të garojnë në Ligën Shqiptare. Në radhën e ekipeve që dëshirojnë të marrin pjesë në KAMPIONATIN 2015, për të treguar forcat e tyre sportive,  është edhe një ekip i ri, që shprehën dëshirën për pjesëmarrje.

Nga Komisioni i Garave, që funksionon në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, na informojnë se ekipi i ri i futbollit STUDENTI ka marrë kontakt të drejtëpërdrejt me anëarët e këtij komisioni, duke shpreh dëshirën për pjesëmarrje në garat kampionale të këtij viti.

Ekipi STUDENTI, që shprehën dëshirën për pjesëmarrje, pritet të fillojë procedurat e rregullta të paraqitjes zyrtare, në mënyre që të sigurojnë vendin për të garuar në KAMPIONATIN E GJASHTË TË FUTBOLLIT, që organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri.

Për informata të tjera, ju njoftojmë së shpejti.

Ekipi për informim

 5. April 2015
Suffusion theme