Feb 062015
 

JEMI GATI -  referet - turnri shkurt 2015

Sipas bisedës që kishte ekipi për informim i Ligës me përfaqësuesin e referëve,z. Abdullah Abdullahu, rreth organizimit të TURNEUT TË PAVARËSISË 2015, që do të mbahet më 15.02.2015 në Ternitz afër Vjenës, kishte një përgjigje të përmbyllur në tri fjalë – NE JEMI GATI!

Duke qenë në kontakt me organet përkatëse të Ligës dhe të informuar në detaje, grupi i referëve, që funksionon si organ në kuadër të Ligës, do të ketë përforcime dhe shtim në radhët e veta. E gjithë kjo, si rrjedhojë e rritjes së nivelit sportiv dhe e kualitetit të garave, qoftë nga udhëheqësit e ekipeve, nga trajnerët, por edhe nga futbollistët e shumtë, që janë të inkuadruar në ligat shtetërore të Austrisë!

Në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, garat zhvillohen sipas rregullave ndërkombëtare që nxjerren nga  FIFA – UEFA, dhe poashtu me referë të licencuar. Trajnerët dhe përfaqësuesit tjerë të ekipeve që marrin pjesë në Ligë, trajnohen në nivele ndërkombëtare dhe licensohen nga organet kompetente të kësaj Lige! Në këtë mënyrë vazhdohet tradita e profesionalizimit në të gjitha nivelet, që janë pjesë e Ligës. Po të pyeteshin të gjitha ekipet e punës, që veprojnë në kuadër të ligës, pa dyshim se do të përgjigjeshin njëzëri me NE JEMI GATI!

Duke falënderuar REFERËT për kontributin e dhënë që nga themelimi i Ligës (2010) dhe për përcjelljen e vazhdueshme përkrah Ligës edhe në të ardhmen, urojmë për garat e radhës, të kalojmë sa më mirë së bashku!

Për informata të reja, do të informojmë me kohë!

Ekipi për informim

 6. Februar 2015
Feb 062015
 

Liga LOGO

Deri më tash, numri për pjesëmarrje në TURNEUN E PAVARËSISË 2015, ka arritur në 16 ekipe të futbollit. Zyrtarisht procedurat e paraqitjes i kan kryer 13 ekipe, ndërsa 2 prej tyre kan premtuar ta bëjnë këtë deri në këtë fundjavë.

Ekipi i futbollit i 16-të është nga Kosova, BBF COMPANY, përfaqësuesit e të cilit kan shpreh deshirën për pjesëmarrje dhe që tashmë kan aplikuar për vizat hyrëse në organet kompetente, pasi dihet që banorëve kosovarë, të vetmit,  ende nuk ju lejohet qarkullimi i lirë në shtetet e Bashkësisë Evropiane! Kjo ka dëmtuar shumë sportistë kosovarë për të depërtuar në hapësirat ndërkombëtare, prandaj mbesim me shpresë që ky ekip të garojë në këtë TURNE!

Ekipi për informim

 6. Februar 2015
Feb 052015
 

shqiponja

 

Rikthehet edhe SHQIPONJA2 në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, duke shënuar kështu ekipin e tretë me radhë që rikthehet për të garuar në Ligë!

Ekipi SHQIPONJA, që në KAMPIONATIN 2013 u rendit në vendin e tretë, rikthehet përsëri në Ligë, dhe së bashku me STRUGËN (2010 – Kampion, 2011 – Vendi i tretë, 2012 – Nënkampion), dhe KREMSIN (2010 – Nënkampion) do të garojnë për më të mirin  në TURNEUN E PAVARËSISË 2015, që do të mbahet në Ternitz afër Vjenës, dhe që  këtë vit organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri.

Në këtë garë deri më tash marrin pjesë edhe FC TIMI – NËNKAMPIONI I DYFISHT (2013 dhe 2014), dhe poashtu KF DRENICA – KAMPIONI 2014, gjë që na parapërgatitë të presim ndeshje të forta futbolli.

SHQIPONJËS i urojmë rikthim të mbarë, dhe të gjitha ekipeve pjesëmarrëse suksese në garë!

Ekipi për informim

 5. Februar 2015
Feb 042015
 

 

Liga LOGO

 

Komisioni i Garave, që vepron në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, në afatin e shkurtër kohor, vetëm pas një jave të shpalljes zyrtare për pjesëmarrje në Turneun e Pavarësisë 2015, iu raportoi ekipeve të punës dhe kryesisë së Ligës, për gjëndjen aktuale në rrjedhën e paraqitjeve të ekipeve të futbollit dhe poashtu përbylljen e obligimeve nga ana tyre.

Siç mësohet nga raporti i këtij komisioni, paraqitja e ekipeve ka arritë tashmë numrin dyshifror dhe procedurat e kryerjes së obligimeve (të pagësës për pjesëmarrje) po vazhdojnë me regull! Mbi gjysma e ekipeve të paraqitura tashmë janë zyrtarizuar si ekipe pjesëmarrëse, duke kryer të gjitha obligimet.

Sipas njoftimit të Komisionit të Garave dhe nga Kryesia, na bëjnë me dije, se po shqyrtohet mundësia e mbylljes së parakohshme të paraqitjes së ekipeve, nëse vazhdohet me këtë tempo të paraqitjeve, për arsye se do të tejkaloheshin normat e parapara gjatë planifikimit të Turneut, që ishin caktuar në mbledhjen e rregullt të Kryesisë, në dhjetor të vitit të kaluar!

Për ndryshime të reja ose vendime të marra, do të njoftoheni me kohë!

Në emër të Kryesisë dhe Komisionit të Garave
Ekipi për informim

 4. Februar 2015
Feb 012015
 

turniri-2015-i-pavaresise-FORMULARI

Siç kemi premtuar në njoftimet tona të mëhershme, se do të kemi edhe risi në këtë garë, tashmë nga organet kompetente të Ligës kemi lajmin edhe për tri konfirmime të reja që do të marrin pjesë në Turneun e Pavarësisë 2015, që mbahet, më 15.02.2015 në Ternitz, afër Vjenës!

Konfirmoi pjesëmarrjen ekipi VËLLAZËRIMI KREMS, që në vitin e themelimit të Ligës Shqiptare të Futbillit në Austri (2010), me plotë meritë në fund të kampionatit arriti të siguroi titullin NËNKAMPIONI 2010.  Deri më tash edhe STRUGA, që po atë vit ishte KAMPION, ka konfirmuar pjesëmarrjen, gjë që na bën shumë kurreshtarë ta dimë se kush do të jetë fitues i turneut të sivjetmë!

Poashtu ekipet KF BALKAN dhe GJENERATA zyrtarizuan sot pjesëmarrjen e tyre në këtë garë, që po pritet me shumë emocione! Tash për tash është shumë e vështirë të flitet për fituesin, kur dihet që në këtë garë dotë marrin pjesë ekipe KAMPIONE dhe NËNKAMPIONE!

Ekipeve u urojmë suksese në këtë garë! Në ndër kohë presim befasi të reja!

Ekipi për informim

 1. Februar 2015
Suffusion theme