Klubi Futbollistik KRENARIA, pas zyrtarizimit për pjesëmarrje në TURNEUN E PAVARËSISË 2015, që do të mbahet në Ternitz, pagoi edhe obligimin financiar 100%, dhe kështu siguroi vendin në gara!
Falënderojmë për kryerjen e procedurave të rregullta dhe urojmë suksese!
Në orët e vona të datës 24.01.2015, më saktësisht (sipas protokolit zyrtar) në orën 22:11, në zyrën e Ligës, filloi Mbledhja e Parë e Ekipit Teknik, që zgjati deri në mesnatë.
Pas propozimit, që para disa javësh erdhi nga aktivistë të Ligës sonë, në një ndër mbledhjet e kaluara të Kryesisë së Ligës, u vendos që të zyrtarizohen formimi i Ekipit Teknik (ET) dhe Ekipit Për Indormim (EPI), tashmë të nevojshëm për Ligën!
Ekipi për Informim, që përbëhet prej tre (3) anëtarëve, po vazhdon punën e vet, ku pos detyrave për informim në faqën zyrtare të Ligës por për nder të sportdashësve edhe në facebook, ka përgjegjësinë edhe në shpërndarjen e informatave edhe brenda organeve të Ligës!
Ndërsa Ekipi Teknik, që tashmë përbëhet nga katër anëtarë që do të jenë të rregullt, mori përsipër për të realizuar detyrat dhe përgatitjet e nevojshme gjatë garave në kuadër të Ligës së Futbollit Shqiptar në Austri.
Pikat e rendit të ditës ishin këto:
Mundësia e paraqitjeve të ekipeve ONLINE
Përgatitjen për xhirime në vendngjarje gjatë garave
Sigurimi i teknikës së nevojshme gjatë garave
Shqyrtimi dhe përpilimi i mundësive të komunikimit brenda dhe jasht Ligës
Të tjera
Për detajet e mbarëvajtjes së këtij takimi, vendimet e marra dhe detyrat e radhës, do të raportohet dhe informohet Kryesia e Ligës në mënyrë protokolare.
Këtë të shtunë, në selinë e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri (Vjenë, 1090 Rögergasse 16), në mbledhjen e kryesisë, ku ishin të pranishëm edhe ekipet e punës dhe komisionet që bashkëveprojnë në kuadër të kësaj Lige, u dha drita jeshilepër paraqitjen e ekipeve pjesëmarrëse në Turnirin e Pavarësisë 2015. Ky Turnir Tradicional që mbahet në Austri që nga viti 2008, fillimisht organizuar nga Mexhid Bislimi, këtë vit do të mbahet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri.
Ftohen ekipet që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë turnir të futbollit, të paraqiten për pjesëmarrje që nga sot! Pjesëmarrja për ekip është 100€ (Euro)!
Turniri do të mbahet në Ternitz, në sallë (parket), më 15.02.2015, dhe fillon nga ora 9:00! Për informata tjera, ju njoftojmë me kohë!
Paraqitja e ekipeve mund të bëhet edhe ONLINE, drejtëpërdrejt përmes formularit tonë !
Ekipet që qysh tash dëshirojnë të jenë në këtë TURNIR, janë:
Shqiponja NK
Struga
Gjenerata
Presheva
KF Drenica
Shqiponja II
KF Ballkan
FC Timi
KF Krenaria
Mërgimi
Galatasaray
Afrim Zhitia
Ende s’ka emër
SV Albania
Të gjitha këto ekipekorfirmuan edhe zyrtarisht pjesëmarrjen, me përjashtim të katër nga prej tyyre, që pritet konfirmimi i tyre!
Rregullorja dhe sqarimet përkatëse do t’u dërgohen ekipeve me kohë! KUJDES, luhet në sallë dhe patikat duhet të jenë që nuk lëshojnë gjurmë – të ashtuquajtura NON-MARKING!
Pagesa mund bëhet në dy mënyra:
Përmes Bankës (Arsyeja e pagesës: TURNIRI I PAVARËSISË 2015)
Xhirollogaria e Ligës Shqiptare të Fultbollit në Austri
Banka: VOLKSBANK
BIC: MVOGAT2102W
IBAN: AT074211045492830000
Drejtëpërdrejt te anëtarët e Kryesisë së Ligës
Disa nga këto ekipe tashmë kan kryer obligimet e tyre 100% në arkën e Ligës, duke siguruar kështu pjesëmarrjen e tyre në TURNEUN E PAVARËSISË 2015!
Vetëm ekipet që kryejnë pagesën e obliguar llogariten ekipe pjesëmarrëse! Ju lutemi të na kontaktoni për ç’do gjë që ju dëshironi, përmes ose përmes telefonit! Për numrat e nevojshëm
Takimi i radhës i kryesisë së Ligës është më datën 24.01.2014, e shtunë, në orën 19:00, në zyrën/selinë e Ligës, në adresën Rögergasse 16, 1090 në Vjenë. Hyrja bëhet përmes lokalit „Cafe Timi“.