Feb 012015
 

afrim zhitia logo

 

Nga organet kompetente të Ligës na informojnë se ekipi AFRIM ZHITIA zyrtarizoj poashtu pjesëmarrjen në TURNIRIN E PAVARËSISË 2015, që këtë vit mbahet në Ternitz (afër Vjenës) dhe këtë vit për herë të parë organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri.

Shoqata kulturore sportive „Afrim Zhitia“ është anëtare e rregullt që nga themelimi i Ligës në vitin 2010, dhe në kuadër të kësaj shoqate funksionon edhe ekipi i suksesshëm futbollistik me po të njëjtin emër, që vitin e kaluar ,në KAMPIONATIN 2014, u rendit në vendin e tretë, edhe pse kishte potencial që me plot meritë të renditet më lartë në tabelë!

Urojmë suksese dhe falënderojmë për pjesëmarrje!

Ekipi për informim

 1. Februar 2015
Jan 312015
 

liga - turniri i pavaresise 2015 - TERNITZ

Edhe sot kemi rritje në numrin e pjesëmarrësve në Turneun e Pavarësisë 2015, ku kësaj here është ekipi NUR TERNITZ që konfirmoi zyrtarisht ardhjen! Këtë njoftim e dha sot, kryetari i Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, z. Qani Sulejmani gjatë komunikimit me grupet punuese që veprojnë në kuadër të Ligës! Priten edhe konfirmime të reja!

NUR TERNITZ i urojmë mirëseardhje dhe suksese gjatë këtyre garave të futbollit!

Ekipi për informim!

 31. Januar 2015
Jan 302015
 

Turniri i Pavarësisë 2015 / Ternitz

 

Kryesia e Ligës njofton se SHQIPONJA NK tashmë ka zyrtarizuar pjesëmarrjen e saj, dhe kështu ka siguruar vendin për garë në Turneun e Pavarësisë 2015, që këtë vit do të mbahet në Ternitz afër Vjenës (Austri)!

Sportistëve të SHQIPONJA NK  u urojmë fat she suksese duke falënderuar për pjesëmarrje!

Ekipi për informim

 30. Januar 2015
Jan 282015
 

STRUGA

STRUGA, që vitin e parë të krijimit të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri fitoi titullin si KAMPION i vitit 2010, rikthehet dhe  bashkohet në garë, ndërkohë që me pagesën e paraparë siguroi edhe pjesmarrjen.

Priten mjaft befasi të reja në këtë TURNE të futbollit! STRUGËS i urojmë sukses dhe falënderojmë për rikthim!

 

Ekipi për informim

 28. Januar 2015
Jan 282015
 

ORDINANCA ZENUNI

Ekipi teknik i Ligës Shiptare të Futbollit në Austri, ka pranuar logon e re zyrtare të ekipit ORDINANCA ZENUNI, me të cilën do të paraqitet në Turneun e Pavarësisë 2015! Poashtu obligimi i paraparë për parapagim është kryer 100%!

Duke falënderuar për dërgesën dhe për bashkëpunim, urojmë suksese në këtë Turnir Tradicional!

 

Ekipi për informim

 28. Januar 2015
Suffusion theme