Jun 172015
 

Pas tetë raundeve të zhvilluara përfundon pjesa e parë e kampionatit të futbollit në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri

1.7

 

Një ditë tejet e bukur  për gara sportive në një ambient shumë të përshtatshëm, lojtarët e të gjitha ekipeve zhvilluan ndeshjet e fundit për sezonin pranveror, ku  shikuesit e numërt, që kishin ardhur për t’i përkrahur ekipet e tyre, patën rastin të shohin shumë ndeshje interesante,  ku pothuajse të gjitha ndeshjet  e merituan epitetin  si derbi  të javës .

24

Gjatë këtyre ndeshjeve u arritën edhe shumë rezultate ineresante nga se të gjitha ndryshimet kishin të bënin me kreun e tabelës, e këtë më së miri e shfytëzoi ekipi Struga ku arriti që të merr maksimumin e mundur dhe me  6 pikë të tubuara qëndron në tabelë bashkë me FC Timin, me numër rë njëjtë pikësh, edhe pse Struga ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Kf Struga me këtë rast fiton ndeshjet kundër dy konkurrentëve kryesor për kreun e tabelës, kundër  Fc Timit arrin të përbyll me rezultatin 4:1, ndërsa ekipin Fc Shqiponja arrin ta mposhtë me rezultatin 3:0.

22Fc Timi pas disfatës kundër ekipit të Strugës, me një lojë shumë të mirë arriti të mposhtë Ef Presheva me rezultatin bindës 6:1. Fc Shqiponja pasi humbi ndeshjen me Strugën, nuk arriti që edhe kundër Drenicës të del me rezultat pozitiv dhe kështu  humb dhe  mbetet pa asnjë pikë të grumbulluar në këtë gjiro.  Në këtë javë edhe ekipi Drenica si dhe ekipi Krenaria arrin të marrin  nga 6 pikë dhe kështu me shumë sukses përmyllin pjesën pranverore të kampionatit. Galatasaray me një fitore dhe një barazim kundër Preshevës merr 4 pikë të rëndësishme, ndërsa ekipi Presheva u deshtë të ndahet vetëm me një pikë të fituar. Në fund të tabelës, për momentin, radhitet Vëllazërimi Krems, me vetëm 3 pikë.

Kjo gjiro ishte e 23veçant edhe nga fakti se së bashku me Ligën Shqiptare të Futbollit edhe Këshilli Koordinues kishin organizuar përbylljen e “Javës së Kulturës”, për këtë kishte edhe shumë mysafir  për të përcjellur këtë aktivitet kulturor.

Në këtë takim ishin edhe disa personalitet të Shtetit të Kosovës, e gjithashtu edhe nga Republika e  Shqipërisë, që e  përshëndetën takimin dhe shprehën mirënjohje për këto aktivitete kulturo-sportive. Në këtë  takim  pjesmarës ishin Konsulli i Republikës së Kosovës, Imer Lladrovci,  atasheu ushtarak në Ambasadën e Republikën së Shqipërisë, Dedë Prenkaj, si dhe enkas të ardhur për këtë manifestim ishin edhe anëtar e kabinetit  nga Ministria e Diasporës,  Agim Kuleta, Kushtrim Sheremeti dhe  Adnan Dragaj.

27Të gjithë mysafirëve dhe ekipeve antare në LSHFA , nga Liga po ashtu edhe nga Këshilli Koordinues, në shenjë mirënjohje iu ndanë shpërblime simbolike. Përmbylljen e Javës së Kulturës  zyrtarisht e paralajmëroi kryetarja e Këshillit, znj. Mirela Shira dhe në fund edhe z. Abdullahu iu drejtua masës me disa fjalë, duke i falenderuar për përkrahjen në këtë javë. Gjithë ashtu edhe kryetari i Ligës Shqiptare, z. Qani Sylejmani,  falënderoi të pranishmit dhe kështu iu bëri thirrje ekipeve për pjesën e dytë të kampionatit, që të jenë më të sukseshme dhe të kenë më shumë fat, dhe njëherit falenderoi edhe ekipin „VAS Tour“ i cili ishte prezent në këtë manifestim, ku edhe zhvilloi një ndeshje reviale me ekipet e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri. Gjithashtu falenderoi edhe Amir Januzaj i cili në fund ia dhuroi një Tablet Ligës Shqiptare për të lehtësuar punën në teren të ekipeve punuese.

Për Ligën  Halil Jashari

 17. Juni 2015
Jun 142015
 

kampionati - lajmi

Në PROTTES, në BARBARA STADION, po zhvillohen ndeshjet e radhës, me befasi të shumta dhe ndryshime relultatesh! Nuk priteshin ndryshime kaq të shumta, por presim deri në përfundim të plotë, dhe mandej publikojmë relultatet përfundimtare!

Sot, faqja live.futbollishqiptar.eu NUK DO TË AKTUALIZOHET, sepse ekipet e punës janë të zëna me detyra në teren. Informatat do të publikohen, pas përgatitjes së materialit!

Njëherit, njëkohësisht, po shënohet përfundimi i JAVËS SË KULTURËS SHQIPTARE, ku janë të ftuar mysafirë dhe përfaqësues nga institucionet tona! Ekipet mysafire dhe ato pjesëmarrëse, që ishin sot pjesëmarrës, nderohen simbolikisht nga KËSHILLI KOORDINUES I SHOQATAVE SHQIPTARE NË AUSTRI!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Ekipi për informim

 14. Juni 2015
Jun 092015
 

Në kuadër të javës së fundit të SEZONIT PRANVEROR të kampionatit, në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, në bashkëpunim me Këshillin Koordinativ të Shoqatave Shqiptare në Austri, do të përfundon edhe Java e Kulturës Shqiptare.

Me këtë rast, do të organizohet një program i begat kulturo-sportiv, ku pos mysafirëve dhe përfaqësuesëve tanë diplomatik, do të kemi EKIPE MYSAFIRE dhe befasi tjera.

Ju mirëpresim, në „BARBARA STADION“ në PROTTES!

Ndërsa, ndeshjet kampionale të radhës janë si në më poshtë.

Java e kater

 9. Juni 2015
Jun 042015
 

Java e tretë e kampionatit në Ligën Shqiptare të futbollit në Austri

Gjatë javës së tretë, të kampionatit të gjashtë, u zhvilluan ndeshje shumë cilësore, të cilat ishin shumë të mirëpritura nga shikuesit, që patën rastin të shohin kualitet dhe vlera shumë të larta sportive në terren.

Fc Timi -Shqiponja

Me të drejtë kjo ndeshje u llogarit si derbi i javës .

Pikërisht kjo, Fc Shqiponja Fc Timi, ishte ndeshja e cila edhe e hapi javën e tretë ndërmjet dy ekipeve shumë të përgatitura. Lojtarët e të dy ekipeve ishin të pa kompromis , zhvilluan një ndeshje me një ritëm shumë të lartë aksionesh të mrekullueshme, si nga njëra anë, po ashtu edhe nga tjetra, një ndeshje shembull, se si tregohet  vlera kultura por edhe aftësitë sportive, e gjitha kjo nuk ishte befasi, pasi  këto dy ekipe tani më kanë një traditë të mirësjelljes, respektit ndaj kundërshtarit, e gjithsesi  edhe respekti ndaj organeve të ligës. E gjithë kjo, në fund jep një kënaqësi  jashtëzakonisht të veçant për adhuruesit e sportit.Paskali

Kësaj radhe, fati ishte në anën e ekipit të Fc Shqiponjës, e cila arriti të mposhtë ekipin rival Fc Timin, me rezultatin përfundimtar 3:1, por prapëseprapë, ekipi Fc Timi është i renditur e para në tabelën e klasifikimit, falë ndeshjeve tjera, ku ka grumbulluar shumë fitore. Pra, kjo edhe më shumë e rritë interesin e shikueshmërisë,  ku pritet që deri në fund të kampionatit, të ketë ndeshje shumë të mira, që do të luftohet për të zënë një pozitë sa më të mirë në tabelën përfundimtare.

Edhe ndeshja e dytë e Fc Shqiponjes ishte e lehtë, pasi mposhti  ekipin Presheva me rezultin bindës 6:1, ku Fc Shqiponja arriti që në javën e tretë, të merr maksimumin e mundur të pikëve.

DSC06470Ndërsa Fc Timi,  gjatë ndeshjes së dytë, nuk u hament pas humbjes me Shqiponjën, dhe arriti që në ndeshjen e dytë, kundër ekipit Galatasaray, të merr tri pikë shumë të vlefshme, për të mbajtë kreun e tabelës. Ekipi Galatasary, siç shihet edhe nga rezultati, nuk arriti ta përballojë lojën e Fc Timit, dhe kështu loja u përbyll me një rezultat të lartë 8:0 për Fc Timin.

Edhe një ndeshje tjetër e zhvilluar në mes të KF Krenaria dhe Fc Drenica, ku përfundoi me fitoren bindëse 11:2 për kampionin e vitit 2014, por lojtarët e Krenarisë ishin shumë të kënaqur pasi arritën të shënojnë dy herë në portën e portjerit të Drenicës.

Për Ligën, Ekipi për Informim

Prottes 2015

 4. Juni 2015
Suffusion theme