Mrz 102016
 

SOT PËRFUNDON AFATI I RREGULLT I PARAQITJES SË EKIPEVE

    Regjistro EMRIN E EKIPIT-Name des Teams

    Kontakt E-Mail

    Kontakt-Telefon (Nevoitet të shënohet)

    PERSONIT KONTAKTUES - Kontakt-Persons

    LOGO (nëse ka - falls vorhanden)

    Shënime shtesë, etj... - Sonstige Angaben, etc...

    captcha

     

    Informatë për kushtet e pjesëmarrjes:

    Sipas vendimit të kryesisë, afati i kryerjes së të gjitha obligimeve,
    për pjesëmarrje në FUTBOLL, është caktuar të jetë data 03.04.2016!

    SHPERBLIMET PËR EKIPET

    – Nga ky vit do të ketë shpërblime sipas rezultateve të treguara me sistem pikësh për të gjitha ekipet,
    pra edhe vendet tjera (4, 5, 6, ….) do të shpërblehen !

    EKIPET E FUTBOLLIT OBLIGOHEN:

    – Të paraqesin ekipin e futbollit ONLINE, me Telefon ose te organet e Ligës
    – Të kryejnë pagesën 250€ në xhirollogarinë e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri
    Emri: Albanische Fussball Liga in Ö.
    Banka: VOLKSBANK
    BIC: MVOGAT2102W
    IBAN: AT074211045492830000
    – Të dërgojnë listën e plotë të emrave të lojtarëve dhe po ashtu një logo zyrtare

    Mos zbatimi i këtyre pikave nuk mundëson pjesëmarrjen!
    Ndjehuni të lirë të na shkruani për çdo pyetje tjetër, ose të na kontaktoni ONLINE!

    Ju faleminderit për pjesëmarrje,
    njëherit urojmë të keni suksese!

    Ekipi për informim

     

     10. März 2016
    Mrz 012016
     

    kampionati 2016 - rrethi

     

    Në fazën përgatitore, konkretizohen parapërgatitjet për KAMPIONATIN E SHTATË TË FUTBOLLIT, që organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri.

    Tashmë ka filluar edhe zyrtarisht paraqitja e ekipeve për pjesëmarrje në Kampionatin e Futbollit 2016, ku mund të marrin pjesë të gjitha ekipet që janë, që ishin, dhe po ashtu ekipe të reja që dëshirojnë të jenë pjesë e Ligës së Futbollit, për të garuar në kampionatin e këtij viti!

    Sipas dëshirës së shprehur nga disa përfaqësues të grupeve të organizuara të komunitetit tonë, por edhe të ekipeve që deri më tash nuk ishin pjesë e Ligës Shqiptare, shihet një interes i pastër për pjesëmarrje në garat kampionale të organizuara në kuadër të kësaj lige.

    Po ashtu, sipas bisedave dhe planifikimeve, pritet që sivjet, ekipet të kenë edhe përfitime, gjë që pritet të vendoset përfundimisht, pas takimeve që do të ketë nga ana e kryesisë së ligës dhe projektuesëve të këtij plani. Kjo do të publikohet para fillimit të kampionatit, në fazën përgatitore, dhe ekipet pjesëmarrëse do të jenë të informuara në detaje në kohën e duhur!

    Ekipet që tashmë janë paraqitë për pjesëmarrje, ftohen që të marrin pjesë në takimin e radhës, ku marrin pjesë të gjitha ekipet e punës, që do të mbahet

    më 05.03.2016, në orën 19:00, në Keplerplatz 5, 1100 Vjenë, në objektin e Magistratit

    ndërsa mund të marrin pjesë edhe përfaqësues tjerë, nga ekipe të ndryeshme, pa përjashtime, dhe janë të mirëseardhur të gjithë!

     

    Për detaje të tjera, do të informojmë me kohë!

    Ekipi për informim

     1. März 2016
    Feb 172016
     

    flamuri i R Kosoves

    Me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, urojmë të gjithë kosovarët, dhe të gjithë kombin tonë, për këtë ditë të rëndësishme!

    Për Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri
    Ekipi për informim

     17. Februar 2016
    Jan 082016
     

    Te nderuar miq dhe ju dashamire te sportit

    Kryesia


    Liga Shqiptare e Futbollit ne Austri fillon pregaditjete per Kampionatin 2016 dhe e shef te udhes qe te gjitha ekipet dhe indivite te interesuar per pjesmarrje te paraqesin deshiren per pjesmarrje me opcion te regjistrimit. Kryesia dhe menagjmenti i LSHFA-se ne baze te kerkesave duhete bere dhe pregaditjet  per realizim, keshtu qe te intersuarit permes E-Mailit, SMS apo Telefonateve mund te bejne paraqitjen. Kushte jane gati te njejta sikurse ne vitin 2015. Pervoja dhe kultura sportive e fituar deri me tanin do na percjell dhe kete vit, shpresojme se gjate kampionatit 2016 te kete prap ngritje ne qualitet dhe organizim.

    Bashkepunimi dhe Kooperimi me struktura te organizuara dhe individeve eshte forca jone qe na percolli gjithe aktivitetin tone, LShFA eshte pjese e Keshillit Koordinues te Shoqatave Shqiptare ne Austri dhe bashkepunimi me shoqatat tjera shqiptare ishte si udherrefyes per format e bashkepunimit ndershqiptare. Pervoja 6 vjeqare si organizimi me i mire i diaspores shqipatere ne sport u kurorezua me mirenjohje nga ministrite si ajo e diapores, kultures dhe nga prezetimette ndryshme me karakter sportiv ne viset shqipatere etj., njiherit shume media si ato te shkruara, vizuale, elektonike dhe rrjete te ndryshme soziale ngriten larte organizimin e LShFA-se dhe veprimet e saj. Sporti eshte kulture e cila bashkon njerzit, disciplinon, zgjeron rrjetin social, mbron nga dukurite negative te shoqerise, eshte i shendetśhem, zhvillon dhe forcon trupin, komunitetin e ruan nga asimilimi, prezanton vlera si dhe synon integrim te mirefillt ne shoqerine e vedit mik Austrise.  


    Kryesia e LShFA-se 

     

     8. Januar 2016
    Suffusion theme