Sep 122016
 

LOGO Liga

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të gjithë besimtarëve musliman, ua uron Festën e Kurban Bajramit, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe shëndet!

Me nderime!

Kryesia e Ligës

 12. September 2016
Sep 062016
 

kampionati 2016 - rrethi

 

Sipas planifikimeve për përmbylljen e Kampionatit 2016, të 7-in me radhë në Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, kryesia e ligës, në bashkëpunim me grupet e punës dhe organet e ligës, vendosi që përfundimi i Kampionatit 2016 në futboll për këtë vit të mbahet më datën

02.10.2016 në Prottes, duke filluar nga ora 9:00!

Ndërsa ceremonia e shpalljes së KAMPIONIT 2016 do të mbahet pas ndeshjeve vendimtare, që në këtë vit, sipas të gjitha gjasave, për titullin e më të mirit, përballen ekipi KËRÇOVA, që marrin pjesë për herë të parë në në Ligën Shqiptare, dhe të Kampionit të vitit të kaluar, ekipit FC TIMI, të cilat ekipe renditen tashmë në krye të tabelës. Mirëpo, sipas përvojës në Ligën Shqiptare, befasi ka gjithnjë, çka edhe dëshmon për tiparet e mrekullueshme që ka në përgjithësi sporti!

Përpos përgatitjeve për garat kampionale, në mbledhjen e kryesisë së ligës, të mbajtur më 02.09.2016, u caktuan edhe dy termine tjera, të aktiviteteve të ardhshme sportive, ai i garave për kupë që do të jetë më 21.11 dhe ai i turneut tradicional në futboll për datën 12.02.2017. Mirëpo, detajet për aktivitetet e erdhshme do të caktohen pas përfundimit të Kampionatit 2016, për çka ju njoftojmë me kohë!

Përpos ceremonisë së përmbylljes së Kampionatit 2016, në përgatitje është edhe programi kulturor që realizohet në bashkëpunim me shoqatat tjera shqiptare dhe me aktivistë të tjerë shiptarë në Austri, si dhe i kuzhinës shqiptare.

Shfrytëzojmë rastin të falënderojmë për mbështetje, pasi që asnjë aktivitet nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme të aktivistëve të palodhur, të institucioneve, të shoqatave bashkëpunëtore, të sponsorëve dhe të sportdashësve, që në çdo kohë ishin dhe janë me ne, në organizime, përkrahje por edhe në terenet sportive, pa marrë parasyshë motin dhe largësinë! *** JU FALEMINDERIT! ***

Gjithashtu SUKSESE më datën 02.10.2016, në përmbyllje të Kampionatit 2016, të gjitha ekipeve garuese!

Ekipi për informim

 

 6. September 2016
Sep 062016
 

futbollishqiptar_rrethi

Në mbledhjen e kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, të mbajtur më datën 02.09.2016, në selinë e ligës, u caktua data e përfundimit të kampionatit 2016, me ceremoninë zyrtare!

02.10.2016 vendoset fati se kush bëhet KAMPIONI 2016!

Ndeshjet atë ditë do të zhvillohen në „BARBARA STADION“, në Prottes. Për detaje dhe mënyrën e organizimit do të njoftojmë me kohë në faqën zyrtare të ligës!

Ekipi për informim

 6. September 2016
Sep 032016
 

LOGO Liga

Njoftohen të gjithë anëtarët e kryesisë, të gjitha organet dhe ekipet e punës që veprojnë në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, se takimi i radhës është caktuar për datën

03.09.2016 (e shtunë) në orën 19:00selinë e ligës (Rögergasse 16, 1090 Vjenë)

në të cilin do të caktohen hapat e radhës për sezonin vjeshtor të KAMPIONATIT 2016 dhe përmbylljen e kampionatit për këtë vit, me ceremoninë solemne përmbyllëse pas ndeshjeve përfundimtare, si dhe planifikimet e tjera për këtë vit.

Ekipi për informim

 3. September 2016
Aug 302016
 

ballina - sezoni vjeshtor

Fillojnë përgatitjet për sezonin vjeshtor për KAMPIONATIN E SHTATË me radhë në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri.

Pas pushimeve verore filloi komunikimi i anëtarëve të kryesisë, aktivistëve që veprojnë në kuadër të ligës, i ekipeve të punës dhe i organeve të Ligës Shqiptare për përgatitjet e sezonit vjeshtor, në të cilin edhe vendoset fati se kush do të bëhet KAMPIONI I SHTATË në futboll.

Detajet rreth planifikimeve dhe orari i ndeshjeve do të publikohen shumë shpejt, pas takimit të radhës, që si zakonisht përcaktohet nga kryesia e ligës.

Urojmë suksese në sezonin vjeshtor në të cilin edhe përmbyllet Kampionati për vitin 2016!

Ekipi për informim

 

 30. August 2016
Suffusion theme