Sep 022017
 

futbollishqiptar_rrethi

Ftohen të gjithë anëtarët e kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, të gjitha organet e Ligës Shqiptare, referët, komisionet dhe ekipet punuese, që veprojnë në kuadër të kësaj lige, në takimin e radhës, më 03.09.2017, në orën 17:00, në adresën Keplerplatz 5, 1100 Vjenë.

Në emër të kryesisë

Ekipi për informim

 2. September 2017
Sep 012017
 

LOGO Liga

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të gjithë besimtarëve musliman, ua uron Festën e Kurban Bajramit, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe shëndet!

Njëherit ju mirëpresim në raundin e radhës të ndeshjeve kampionale, më 17.09.2017, në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë!

Me nderime!
Ekipi për informim

 1. September 2017
Aug 312017
 

Të nderuar sportdashës, të ndëruar pjesëmarrës dhe aktivistë!

Duke shpresuar të keni kaluar pushime të kënshme, ju njoftojmë se sipas bisedave me ekipet garuese, nga ana e kryesisë dhe e komisionit të garave, që NDESHJET KAMPIONALE do të zhvillohen më datën 17.09.2017! Por kësaj radhe NË VJENË, në Becirkun e 21-të (Bez. 21 – A-1210) !

Për datajet e ndeshjeve do të njoftoheni pas takimit të radhës të kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!

Urojmë të vazhdohet sukseset e deritashme dhe ndeshje fair play!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim

 31. August 2017
Jul 112017
 

PUSHIMET VERORE 2016

Të nderuar miq dhe dashamirë të sportit,

muajt korrik dhe gusht zgjojnë ëndrrat për pushimet verore. Ne si pjesë e „diasporës“ këtë kohë e shfrytëzojmë për vizita familjare dhe për pushime, ashtu sipas interesit dhe dëshirës. Liga Shqiptare e Futbollit në Austri uron gjithë „diasporës“ shqiptare, qe muajt e verës t’i kaloni sa më mirë dhe të kënaqur!

Rrugë të mbarë gjatë udhëtimeve ju uron

Kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri

 11. Juli 2017
Suffusion theme