Sep 192020
 

Pritet, që sot, të takohet kryesia për të planifikuar hapat e ardhshëm gjatë kohës së epidemisë 2020, pasi që kjo pengoi fillimin e rregullt të kampionatit të futbollit në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri të këtij viti.

Me rastin e marrjes së vendimeve, si dhe me pëlqimin e kryesisë, do të njoftojmë me kohë!

Urojmë të kalohet shpejt e mirë kjo kohë, si dhe urojmë të jeni dhe të mbesni shëndosh, të gjithë!

Ekipi për informim (A.J.)

 19. September 2020
Aug 082020
 

Të nderuar sportdashës, sportistë, bashkëpunëtorë dhe bashkaktivistë!

Ju rikujtojmë se duke përcjellë situatën e pandemisë, që është përhapë nëpër gjithë botën, dhe duke respektuar vendimet shtetërore, për deri sa nuk dihen masat që do të ndërmerren në të ardhmen, nuk mund të caktojmë datën e saktë të fillimit të KAMPIONATIT 2020 në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri.

Për vendime dhe informata të tjera ju njoftojmë me kohë! Uromë të takohemi së shpejti në aktivitetet tona kulturore e sportive!

Në emër të kryesisë së Ligë Shqiptare të Futbollit në Austri
Ekipi për informim (A.J.)

 8. August 2020
Jul 312020
 

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të gjithë besimtarëve musliman, ua uron Festën e Kurban Bajramit, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe shëndet!

Me nderime!

Kryesia e Ligës

 31. Juli 2020
Jul 292020
 

Më 30.07.2020, duke filluar nga ora 18:30, takohet kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, duke qenë të vetëdijësuar për masat mbrojtëse gjatë pandemisë që po përjetojmë në këtë kohë.

Anëtarët e kryesisë ftohen të marrin pjesë, me lutje të jenë të përgatitur sipas rregullave mbrojtëse, që tashmë parashihen! Pritet gjithashtu edhe intervistë me anëtarët e kryesisë. Vendtakimi është në Keplerplatz, 1100, Vjenë.

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 29. Juli 2020
Jul 282020
 

Të nderuar sportdashës, sportistë, bashkëpunëtorë dhe bashkaktivistë!

Ju rikujtojmë se duke përcjellë situatën e pandemisë, që është përhapë nëpër gjithë botën, dhe duke respektuar vendimet shtetërore, për deri sa nuk dihen masat që do të ndërmerren në të ardhmen, nuk mund të caktojmë datën e saktë të fillimit të KAMPIONATIT 2020 në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri.

Për vendime dhe informata të tjera ju njoftojmë me kohë! Uromë të takohemi së shpejti në aktivitetet tona kulturore e sportive!

Në emër të kryesisë së Ligë Shqiptare të Futbollit në Austri
Ekipi për informim (A.J.)

 28. Juli 2020
Suffusion theme