Jun 242012
Abdulla Abdulahu
Liga Shqiptare e Futbollit ne Austri 22.06.2012 Vjene, Njoftim mbi viziten e nje Delegacioni te LSHFA-se ne Ambasaden e Republikes se Kosoves ne Vjene. Delegacioni i udhehequr nga Kryetari i Liges, z. Qani Sylejmani, sekretari I Liges z.Januz Salika ,komisioneri I garave z. Halil Jashari , kryetari i komisionit te garave z. Pal Lekaju dhe udheheqesi i Refereve te LSHFA-se z. Abdullah Abdullahu u prite ne nivelin me te larte ne zyete Ambasades nga vete Ambasadori z. Dr. Sabri Kiqmari. Ky ishte nje takim i planifikuar qe me pare dhe kishte per qellim njoftimin e drejteperdrejte teAmbasadorit me rrjedhat e garrave ne kuader te LSHFA-se, nje pershkrim te shkurtet te synimeve, mbarevajtjes dhe perfundimit te pjeses se pare ze kampionatit te LSHFA-se e berei z.Qani Sylejmani cili me tutje i njoftoi te pranishmit pra edhe vete z. Ambasadorin me sukseset qe ka mberri kjo ligeShqipetare ne ngritjen dhe perfaqesimin e kultures sportive te Shqipetareve si emigracion ne Austri,per kenaqesine qe ofron kjo Lige e futbollit dhe per rendesine e posaqme qe eka kundrejte rinise Shqipetare qe jetone ne Austri. Ne Vazhdim z. Kiqmari pasi qe pergezoi organet perfaqesuese te LSHFA-se per angazhimin e pa shoqe ne kultivimin dhe prezantimin e kultures sportive ne Austri beri edhe nje pershkrim te shkurtert perrendesine qe ka kjo Lige edhe per vete Shtetin e Kosoves e qe ka te beje me organizimin ne prgjithesi te mergates ne Austri duke bere apel qe kjo lige me qdo kusht duhet te mbahet dhe te zhvillohet edhe me tutje pa ngurruar qe te ofroje edhe vete per te saten here mbeshtetjene sinqerte morale dhe shteterore. Me tutje nje pershkrim te ngjarjeve i bene edhe z. Januz Saluka dhe z. halil Jashari duke potencuar se kjo lige eshte me shume se ulture Sportive eshte nje lige e cila i ofron shqipetaret nga te gjitha viset padallim feje apo krahine. Posaqerisht u potencua nevoja e mbeshtetjes informative dhe kontaktimi i drejteperdrejte i ministrive te diaspores dhe te asaj te kultures ne lidhje me avancimin e pozites se mergates ne Austri. U ndame te kenaqur me pritjen qe na beri z. Ambasador, me premtimet e bera dhe angazhimin e tije te sinqerte ne quarjen perpara te procesit te nisur drejt profesionalizimit te funksionimit te Disapores shqipetare ne Austri.
24. Juni 2012