futbollishqip

Apr 152013
 

800 Nenshkrime per pranimin e Federates se Futbollit te Kosoves ne FIFA dhe UEFA

 

Organizuar nga LSHFA ( Liga Shqiptare e Futbollit ne Austri) me date 12.04.2013 u finalizua mbledhja e nenshkrimeve ( 800) ne forme Peticioni ne mbeshtetje te pranimit te Federates se Futbollit te Kosoves ne FIFA dhe UEFA, ky Peticion  iu dergua z.Sep Blatter president i FIFA, z.Michel Platini president i UEFA dhe z. Ban Ki-Moon  sekretar i pergjithshem i OKB-se.

Ne kete Peticion  u pershkrua situata e Futbollit ne Republiken e Kosoves  dhe e gjithe sportedashesve qe pa fajin e tyre mbesin akoma te izoluar nga pjesmarrja ne ngjarjet nderkombetare te Futbollit ! U shpreh paknaqesia me faktin se Federata e Futbollit te Kosoves  vazhdon te jet jashte institucioneve nderkombetare te Futbollit, edhe pas  5 viteve pavaresi, edhe pas pranimit te shtetit te Kosoves nag afro 100 shtete te Botes  nder to shtete  ne te cilat jane mbajtur kampionate Boterore dhe  Evropiane te Futbollit  e sidomos fakti se FFK duhet te zhvilloj vetem ndeshje nderkombetare dhe ate vetem me lejen e shtetit te Serbise gje qe kalon te gjitha nivelet e nje logjike te shendosh sportive. Me kete Peticion u kerkua nga institucionet e lartepermendura qe te thirren ne logjiken e shendosh sportive , te lirohen nga paragjykimet politike , te kujtojne gjenocidin qe beri shteti serb mbi popullaten e pafajshme te Kosoves  dhe ne kete menyre te hapin rrugen per pranimin definitiv te FFK ne FIFA dhe UEFA.

Si e cekem me larte kete Peticion e mbeshteten me shume se 800 Bashkeatdhetar  nga  treva te ndryshme Shqipetare, shfrytezojme nga rasti te pershendesim sidomos kontributin e pashoq te z.Vaxhid Bislimi menaxher i FC Timi,z.Mustaf Alija,z.Haki Ramadani, z, Gjon Doda, KF Fortuna nga Oslo me z. Besmir Haxhikadrija, gazetarin Ilijasa  Abazi nga fshati Sllupcan i Kumanoves si dhe Afaristin e njohur nga Vjena  z. Gjevat Balaj  pronar i AlbaKopie  dhe te  gjithe ata qe vune nenshkrimet e tyre ne Peticionin per vancimin e pozites se FFK-se.

 

 

LSHFA

 

Abdullah Abdullahu

 15. April 2013
Apr 142013
 

Vëllezër të nderuar,miq të dashur


Dita e diell dëshmoj se Liga Shqiptare e futbollit në AUSTRI është në rrugë të mbarë,e gjithë kjo u vërtetua me vullnetin dhe me seriozitetin që patën ekipet antare për Kampionatin 2013.Kryesia dhe gjith strukturat e Ligës me muaj dhe javë të tëra bënë pregatitjet që ky kampionat të filloj sa më mirë se këtë e kanë merituar gjithë ata që patën vullnetin të jenë pjesë e këtij aktiviteti që është i vlerësuar edhe nga shumë bashkatdhetar nga gjithë trojet shqiptare dhe sidomos nga vetë Austriakët që marin pjesë në gjirot e Kampionatit.
Me shpresë se e gjithë ky aktivitet Sportiv do të kalojë në mënyrë vëllazërore dhe Sportive.
Shfrytëzoj rastit të falemenderoj të gjith ata që dhan kontribut për peticionin e pregaditur nga Shqiptarët në Austri për pranimin e FEDERATËS të Futbollit KOSOVAR në UEFA & FIFA.
Me respekt dhe nderime
Kr.Qani SULEJMANI
12.04.2013
 14. April 2013

Apr 112013
 

                                Liga Shqiptare e Futbollit në Austri

Të nderuar/a  Bashkëatdhetar/e  tani  më  siq e dini  Liga Shqiptare e Futbollit në Austri me seli në Vjenë, ka  hyrë në sezonin e katërt  të saje garues !

LSHFA (shkurtesa për Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri) në përbërjen e sajë numëron nënt (9) ekipe futbollistike që bëjnë gara në futboll të vogël , të nderuar/a  Bashkëkombas/e  misioni i LSHFA-së është ngritja dhe përfaqësimi i kulturës sportive të Shqipëtarëve të mërguar në Austri.

Tanimë  aktiviteti i LSHFA-së është bërë një nga vendtakimet e Shqipëtareve sidomos të atyre që jetojnë në Vjenë dhe rrethinë, ky aktivitet dhe garat e ekipeve pjesemarrese ne kete Lige  mund ti përcjellni  edhe  Ju Bashkëkombas/e të nderuar/a qofte permes  prezencës suaj aktive në fushën e futbollit ne Franz Koci Strasse 1, 1100 Wien ose edhe permes Faqes se Internetit (http://albanischefussballiga.at/ ) hyrja është natyrisht gratis!

Mos ngurroni  ejani edhe Ju  , loja e Futbollit ofron emocione, i ofron njerezit me njeri tjetrin, ejani dhe  relaksohuni me aktivitetin e LSHFA-së!

Në vazhdim po ua komunikojmë orarin  e garave për sezonin pranveror :

 

Adresa: Franz Koci Strasse 1 , 1100 Wien ( Favoriten)

e Diel, 21.04.2013  ora – 11.30 – 16.30 
e Diel, 12.05.2013  ora – 10.00 – 15.00
e Diel, 02.06.2013  ora – 10.00 – 15.00
e Diel, 16.06.2013  ora – 10.00 – 15.00

Jeni të mirëseardhur !

Risi!!!! që nga xhiroja e ardhëshme( me 21.04.2013) forcat e tyre do ti masin edhe dy ekipe te grupmoshave te reja (10 deri në 12 vjeq) të ekipeve KF Lahuta e Malësisë dhe FC Timi !

Kryesia e LSHFA-së

Abdullah Abdullahu

 11. April 2013
Suffusion theme