futbollishqip

März 032023
 

Ashtu sikur që ishte planifikuar, arrihet numri maksmal i ekipeve pjesëmarrëse në Turneun Tradicional të Pavarësisë, që organizohet për nder të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

16 ekipe marrin pjesë, pasi të gjitha kryen obligimet në afatin kohor, të cilin e kishte caktuar kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.

Ekipet do të garojnë në katër (4) grupe, mandej dy më të mirat kualifikohen dhe vazhdojnë garat për më të mirin e turneut.

Lusim ekipetnë orën 9:30, të paraqiten te organet e Ligës, kurse në orën 10:00 fillon ndeshja e parë!

Adresa është Anton Baumgartnerstr. 123, 1230 Vjenë!

Ekipeve pjesëmarrëse ju urojmë fat dhe presim ndeshje të mira sportive dhe lojë fair-play!

Në emër të kryesisë
ekipi për informim (A.J.)

 

 3. März 2023
Feb. 242023
 

Vetëm edhe pak vende të lira në TURNEUN TRADICIONAL TË PAVARËSISË, përderisa vazhdojnë paraqitjet e ekpeve, ku numri i pjesëmarrjes është i caktuar.

Vendet e garantuara janë vetëm për ekipet që kryejnë obligimin e pjesëmarrjes – kryerjen e pagesës, në afat e caktuar nga kryesia!

Afati i fundit i paraqitjeve pritet të caktohet këtë të diel, më 26.02.2023, në takimin e kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, që fillon në orën 11:00!

Detajet dhe informatat i gjeni në vazhdim!

Linku (kliko)

Ju mirëpresim!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 24. Februar 2023
Feb. 172023
 

Kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, me rastin e 15-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, uron të gjithë kosovarët, dhe të gjithë kombin tonë, për këtë ditë të rëndësishme!

Për këtë rast, më 05.03.2023, në Vjenë, do të mbahet TURNEU TRADICIONAL I PAVARËSISË! Për detaje dhe informata të tjera kliko këtu!

Shpresojmë në përmbushjen e ëndrrave dhe dëshirave tona!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 

 17. Februar 2023
Feb. 142023
 

Vazhdojnë paraqitjet e ekpeve për TURNEUN TRADICIONAL TË PAVARËSISË, ku numri i pjesëmarrjes është i caktuar. Afati mbyllet sa po të përmbushet numri i caktuar nga kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.

Detajet dhe informatat i gjeni në vazhdim!

Linku (kliko)

Ju mirëpresim!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 14. Februar 2023
Feb. 042023
 

Më datën 05.02.2023, është caktuar të mbahet takimi i kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, kësaj radhe te sposori TIMI TRANS – adresën e saktë iu është përcjellë anëtarëve të kryesisë. Takimi fillon në orën 11:00, ku temë kryesore, përveç që do të shqyrtohen edhe tema të tjera, është TURNEU TRADICIONAL I FUTBOLLIT, që mbahet tash e sa vjet për nder të Pavarësisë së Kosovës.

Detajet dhe informatat pët paraqitjen e ekipeve i gjeni në këtë link (kliko)!

Në takim ftohen të marrin pjesë të gjithë anëtarët e kryesisë!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 4. Februar 2023
Suffusion theme