futbollishqip

Okt 022012
 

Te nderuar,

 

Ju ftojmë në  aktivitetin Kulturor dhe Sportiv te Liges Shqiptare te futbollit ne Austri ( Raundi i fundit ) shpallja e kampionit per edicionin 2012 dhe shpallja e me te mirituareve te Liges.

– E Diel 07.Tetor.2012 ( ora 10:00 deri 16:00)

Vendi: 2242 Prottes Barbara Stadion ( Kjo eshte adresa e saket nuk ka emertim te rruges–mundesisht shiqo nje mapp nga google per vendin)- Pjesemarres exklusiv Shoqata Kulturoro 12 Korriku (Valle tradicionale nga trevat e Shqiperise se mesme) dhe solo kengetari Nikoll Gjini- Pjesemarrjen e tyre tani me e kane konfirmuar edhe perfaqesuesit e Ministrise se Kultures se Rep.se Kosoves z. Malsor Gjonbalaj , Ministrise se Diaspores, Ambasadori i Shqiperise z. Dr. Vili Minarolli si dhe Ambasadari i Kosoves z. Dr. Sabri Kiqmari.

Shpresojme ne pjesmarrjen tuaj ne kete aktivitet, ju urojme gjithe te mirat !

 

Jeni te mirepritur ta shperndani njoftimin edhe tek bashketadhetare te tjere.

 

Ne emer te LSHFA-se

Januz Saliuka

 2. Oktober 2012
Sep 302012
 

Fc Vllaznimi një raunt  para përfundimit  shpallet edhe kampion!

E përgaditur dhe e përkushtuar maksimalisht ekipi i Vllaznimit me shumë merita përfundimisht mbetet e para në tabel.
Në një atmosfer sportive  me loja  të shkëlqyera i japin kënaqsin të veçant publikut të shumt që përkrahin këtë ekip kaq cilsor.
Fc Struga me një fitore si dhe një barazim mbetet kanditat për vendin e dytë të tabelës gjëqë mbetet që në raundin e fundit të vendoset shumëçka pasi edhe ekipet si Fc Megi apo edhe fc Timi  që në mënyrë teorike janë të kapshme .
Fc Timi si edhe fc Shqipinja me shumë suksese janë  duke përfunduar kampionatin ku kanë  bër befasira pozitive.
 
 
 
 
Si mysafir nderi sot ishte  edhe kryesia e Sv Albania Nderim Istrefi,Mahir Istrefi Argtim Hani Samet Vinca ku edhe oficiel e ndihmuan Lsh f A dhe kështu përfundimisht janë edhe sponzor për vitin 2012 dhe në mënyrëpublike falenerohen .
 
 
 
 30. September 2012
Sep 282012
 

E diel 30.09.2012 në Prottes  Barbarastadion do të zhvillohet raundi i parafundit në kampionatin e futbollit   Lsh F-së.

Priten takime shumë të vlefshme ku paraprakisht dotë vendoset për krijimin e tabelës për sezonin 2012 .Në këtë raund dotë zhvillohet edhe ndeshja e ngelur Shqiponja-Vllaznimi.Po ashtu edhe gjat këti raundi janë përcaktuar tre refer për të referuar.

LshfA është e përkushtuar maksimalisht që në mënyr profesionale dhe të drejtë ti zhvillon edhe këta dy raunde.Futbolli është një aktiviteti i shumanshëm që kërkon një kultur të lartë sportive ,rrespektim tërregullave dhe organeve drejtuese gjë që shihet e praktikohet nga aktorët  lojtarët si dhe drejtuesit e ekipeve.

Një sjellje e tillë po trason rrugën e drejtë të rinisë sonë  ku ky është edhe synymi ynë që të rinjtë të orientohen në rrugën e drejtë duke kontribuar në imazhin e kombit tonë.

ju dëshirojmë mirë se ardhje dhe një ditë të bukur sportive.

 

Halil Jashari

 28. September 2012
Sep 252012
 
*TURNIR I SHAHUT*Grupi iniciues për promovimin e sportit të shahut në Austri
ka nderin të ju ftoj për regjistrim dhe pjesëmarrje në *Turneun e Shahut* në nder të
festimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
Turneu do të mbahet *të shtunën, me 10 nëntor 2012, *duke filluar* nga ora
10:00 në restorantin ’’Cafe Timi’’ *në adresën: Rögnergasse 16, 1090 Wien* *
Aplikimi dhe regjistrimi i të interesuarve është i mundur me anë të
e-mail-it në adresën shah.vjene@gmail.com apo në telefonin: 0043/(0)699 190
054 60.

Kontributi për pjesëmarrje në turne do të jetë 10 € për person.

Sistemi i lojës do të jetë i konceptuar në ndarjen e shahistëve në dy apo
më shumë grupe (në varësi nga numri i kandidaëve të paraqitur).

Tre vendet e para do të shpërblehen në mënyrë simbolike me dhurata
sportive.

Për të gjithë pjesëmarrësit do ofrohet një koktej modest.

* *
*Ndjehuni të lirë që këtë informatë të ju shpërndani të gjithë atyre që
mendoni se do të kishin dëshirë që të na bashkëngjiten në këtë aktivitet*

*Ju mirëpresim!*

*Grupi iniciues për promovimin e sportit të shahut në Austri*

*Numri kontaktues: 0043/(0)699 190 054 60*

 25. September 2012
Sep 232012
 

Pas një pauze të gjatë  stadiumi në Prottes  zbukurohet nga  lojtarët e Lsh f A-së

Në një ditë relativisht me temperatur të ulët, nuk u pengoi që shumë shikues të jenë prezent në fushën e futbollit ku patën rastin që të shohin, loja shumë të bukura si dhe interesante .
Filluam me Shqiponjën e cila sot me sukses zhvilloi tre ndeshje ,ku u kthye me 9 pikë në shtëpi  fitoi ekipin Bish e cila tregoi një lojë shumë të mirë por Fc Shqiponja sot ishte e pa mposhtur.Pastaj edhe kundër lahutës së Malësisë zhvilluan një ndeshje teje
dramatike   ku të dyja ekipet patën shumë raste për shenim ,por edhe këtu Shqiponja u tregua më e saktë.
Fc Vllaznimi edhe një herë tregoi kualitetet e saja duke mos e lën as një mundësi ekipit kundërshtar  për të ndryshuar rezultatin  në favorin e tyre.
Fc Megi nuk është rastësisht në vendin e dytë të tabelës me lojën e sajë shum të sigurt  gati e pamundsoi që Afrim Zhitia të bën diç më shumë në këtë takim një lojë me shumë gola demoralizoi edhe ekipin e Afrim Zhitis e cila tregoi prap ,vlera sportive duke u ballafaquar  me ekipe të rangut më të lart si ishte në këtë rast Fc Megi.
Si çdo her Fc Timi me stilin e saj si ekip që deri tani është një prej ekipeve me dosciplin të lartë merë një rezultat pozitiv kundër Lahutës, e cila sot nukë ishte në nivelin e sajë të lojës .
Të gjitha ndeshje ishin shum lart të cilsuara në disciplin ku edhe referët nuk patën thuajse as një vështirsi ,për të ndarë drejtësi në asnjë nga  këto takime. Në mënyrë publike falenderohen edhe vëzhguesit si dhe mbajtsit e rendit ku gjithë çka shkoi sipas plan programit .
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Për Ligën
Kr.i Komisionit Halil Jashari
 
 
 
 23. September 2012
Suffusion theme