futbollishqip

Juni 062025
 

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të gjithë besimtarëve musliman, ua uron Festën e Kurban Bajramit, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe shëndet!

Ekipi për informim (A.J.)

 

 6. Juni 2025
Mai 202025
 

Këtë të diel, në Stadiumin „BARBARA“ në PROTTES, u mbajtën GARAT E KUPËS 2025, që organizohen nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, ku fituesi për këtë vit është ekipi LUDI, apo sikur që njihet edhe me emrin „Friseur Ludi“! URIME!

Vendi i dytë i takoi ekipit „Abdyl Frashëri“, kurse fituesi i vitii 2024 kësaj radhe u rëndit në vendin e tretë!

Në turneun për fëmijë, që u organizua paralelisht, po në „BARBARA STADION“, ekipi „SV TIMI JUNIOR“ arriti të rënditet i pari dhe u titullua si fitues i turneut për fëmijë! Shpërblime morën fituesit nga të dy ciklet e fëmijëve, të rënditura në tri vendet e para.

Ekipeve fituese u urojmë suksese edhe në ndeshjet e radhës!

Në emër të Kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 

Në vazhdim disa foto të përzgjedhura!

 

 20. Mai 2025
Mai 172025
 

Njoftim nga Liga Shqiptare e Futbollitnë Austri!

Të nderuar dashamirë të kulturës dhe sportit,

këtë të diel do të ketë aktivitet të dyfishtë, ku përveç ndeshjeve për GARAT E KUPËS 2025 në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, do të ketë edhe turne në futboll për nxënësit që mësojnë Gjuhën Shqipe.

  1. GARAT E KUPËS 2025 – ndeshjet në futboll për Kupën e Ligës!
  2. TURNE PËR NXËNËS – në futboll! (Mirë se vini sportistë të vegjël!)

Vendi i mbajtjes është caktuar BARBARA STADION në Prottes, të cilin e gjeni të detajuar në vazhdim!

Vendi: 2242 Prottes, BARBARA STADION, Kellergasse (SC OMV Prottes)
Ndeshjet: Duke filluar nga ora 10:00 (ekipet duhet më herët, në 9:30)
Turneu për fëmijë: Pas shortit, që parashihet në orën 10:00!

TERENI: Jasht – Stadium futbolli, me bari natyror
FUSHA: Bari natyror – KUJDES për mbathjen (NUK është bari artificial)

 

 

Ju mirëpresim të gjithëve, ndërsa ekipeve garuese ju urojmë lojë fair play dhe suksese në gara!

 

HARTA (kliko)
PËR KONTAKT (kliko)
ADRESA: 2242 Prottes, BARBARA STADION, Kellergasse (SC OMV)
ORA PËR EKIPET: 10:00
TERENI: Jasht – Stadium futbolli, me bari natyror
FUSHA: Bari natyror – KUJDES për mbathjen (NUK është bari artificial)

Të gjithëve ju urojmë  suksese në garat e futbollit gjatë tunreut GARAT E KUPËS 2025, kurse nxënësve ju urojmë kënaqësi në gjirin e komunitetit tonë!

 

Në emër të Kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 17. Mai 2025
Apr. 282025
 

VENDIM!

Më datën 18.05.2025 do të organizohen GARAT E KUPËS 2025, në „Barbara Stadion“, Prottes, në të cilat, përveç ekipeve në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, dhe nëse mbeten vende, mund të marrin pjesë edhe ekipet e interesuara, për garën e ekipit më të mirë, i cili do ta fitojë kupën e veçantGARAT E KUPËS 2025! Ky vendim u mor në takimin e kryesisë, të datës 26.04.2025!

 

Paraqitja e ekipeve përmes telefonit:

Pjesëmarrja për ekipet është 150€

Pagesa mund të bëhet te anëtarët e lartëpërmendur, si dhe përmes pagesës në konton e Ligës Shqiptare!
Xhirollogaria e Ligës Shqiptare të Fultbollit në Austri

  • – Banka: MARCHFELDER BANK
  • – BIC: MVOGAT22XXX
  • – IBAN: AT074211045492830000
  • – Arsyeja / Verwendungszweck: „Kupa 25 – Emri i ekipit

Pëe detaje të tjera, do të njoftojmë me kohë!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 28. April 2025
Apr. 222025
 

Më 26.04.2025, në Vjenë, mbahet takimi i kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!

Në rend të ditës janë përgatitjet e Garës së Kupës, që organizohet tashmë tradicionalisht nga Liga Shqiptare.

Detajet i publikojmë pas takimit!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 22. April 2025
Suffusion theme