Fc Vllaznimi një raunt para përfundimit shpallet edhe kampion!





Fc Vllaznimi një raunt para përfundimit shpallet edhe kampion!
E diel 30.09.2012 në Prottes Barbarastadion do të zhvillohet raundi i parafundit në kampionatin e futbollit Lsh F-së.
Priten takime shumë të vlefshme ku paraprakisht dotë vendoset për krijimin e tabelës për sezonin 2012 .Në këtë raund dotë zhvillohet edhe ndeshja e ngelur Shqiponja-Vllaznimi.Po ashtu edhe gjat këti raundi janë përcaktuar tre refer për të referuar.
LshfA është e përkushtuar maksimalisht që në mënyr profesionale dhe të drejtë ti zhvillon edhe këta dy raunde.Futbolli është një aktiviteti i shumanshëm që kërkon një kultur të lartë sportive ,rrespektim tërregullave dhe organeve drejtuese gjë që shihet e praktikohet nga aktorët lojtarët si dhe drejtuesit e ekipeve.
Një sjellje e tillë po trason rrugën e drejtë të rinisë sonë ku ky është edhe synymi ynë që të rinjtë të orientohen në rrugën e drejtë duke kontribuar në imazhin e kombit tonë.
ju dëshirojmë mirë se ardhje dhe një ditë të bukur sportive.
Halil Jashari
Kontributi për pjesëmarrje në turne do të jetë 10 € për person.
Sistemi i lojës do të jetë i konceptuar në ndarjen e shahistëve në dy apo
më shumë grupe (në varësi nga numri i kandidaëve të paraqitur).
Tre vendet e para do të shpërblehen në mënyrë simbolike me dhurata
sportive.
Për të gjithë pjesëmarrësit do ofrohet një koktej modest.
* *
*Ndjehuni të lirë që këtë informatë të ju shpërndani të gjithë atyre që
mendoni se do të kishin dëshirë që të na bashkëngjiten në këtë aktivitet*
*Ju mirëpresim!*
*Grupi iniciues për promovimin e sportit të shahut në Austri*
*Numri kontaktues: 0043/(0)699 190 054 60*
Pas një pauze të gjatë stadiumi në Prottes zbukurohet nga lojtarët e Lsh f A-së
E diela prap na thërret në raundin e radhës të Lsh f A-së
Më 23.09.2012 Barbara Sdadion 2242 Prottes
Starton pjesa vjeshtore e kampionatit në futboll, ku të gjitha përgaditjet jënë kryer me kohë për mbar vajtjen e ndeshjeve të raundit si dhe ndeshjeve të ngelura nga pjesa pranverore e kampionatit.Të nderuar përfaqsues të ekipeve ju ftojmë zyrtarisht që të jeni të gjithë në fillimin e vazhdimit të kampionatit në futboll në Lsh f A. Ku edhe një herë duhet të dëshmojmë se nëpërmjet sportit dhe aktiviteteve tjera sportive dotë kemi mundësin që të bashkuar të ruajmë kulturën dhe traditën tonë shumë të vlefshme.Edhe një herë të gjitha organet e Lsh f A janë të përgaditura dhe të motivuara për ti kryer detyrat që janë paraparë që edhe në këto tre raunde të fundit ti ofrohen ekipeve për zhvillimin e ndeshjeve të tyre .
Për Ligën Halil Jashari