futbollishqip

Jan. 312025
 

Dukagjini shton numrin e ekipeve pjesëmarrëse në TURNEUN TRADICIONAL që Liga Shqiptare e Futbollit në Austri organizon për nder të Pavarësisë së Repunlikës së Kosovës.

Të gjitha ekipeve pjesëmarrëse u urojmë suksese në gara dhe lojë fair-play!

Ekipi për informim (A.J.)

 

 31. Januar 2025
Jan. 292025
 

Sot, në Vjenë, mbahet takimi i kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!

Në rend të ditës janë përgatitjet e Turneut të Pavarësisë së Shqipërisë, që organizohet tradicionalisht nga Liga Shqiptare.

Detajet i publikojmë pas takimit!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 29. Januar 2025
Jan. 262025
 

Vetëm edhe dy vende të lira për TURNEUN TRADICIONAL në futboll, që Liga Shqiptare e Futbollit në Austri e organizon për nder të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Interesimi është mjaft i madh, prandaj VETËM PAGESAT E KRYERA mirren për bazë!
Informatat e nevojshme i publikojmë me kohë!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 26. Januar 2025
Dez. 242024
 

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri u uron të gjithë shqiptarëve, kudo qofshin, shëndet, lumturi e paqe, si dhe suksese në të gjitha fushat e jetës. Dhe me ndërrimin e moteve zhvillim të mbarë në të gjitha sferat e interesit kombëtar dhe atë personal.

Me rastin e festave të fundvitit, Kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, u uron të gjithëve një fundvit të qetë e të rehatshëm dhe çdo të mirë në vitin 2025, me shpresë për ditë më të mira!

Urojmë së bashku „Urime dhe suksese“!
Ekipi për informim (A.J.)

 

 24. Dezember 2024
Suffusion theme