futbollishqip

Nov. 222025
 

E DIELA SPORTIVE, që tradicionalisht në Ligën Shqiptare të Futbollin në Austri feston 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, kremtohet me sport, por edhe me aktivitete kulturore, me këngë e valle, dhe në rrethin e në mesin e bashkëkombasve tanë.

Kësaj radhe do të ketë befasi në ceremoninë festive, sikurse herave të tjera, por edhe me artistë të tjerë,
prandaj jeni të mirëseardhur, të gjithë! 

Lusim ekipet në orën 9:30, të paraqiten te organet e Ligës, kurse në orën 10:00 fillon ndeshja e parë!

Adresa është në Bundesgymnasium Anton Baumgartnerstr. 123, 1230 Vjenë!

Falënderojmë sposorët dhe të gjtihë përkrahësit e ndimëtarët, e në veçanti firmën Luani Bau GmbH, që rregullisht ndimon dhe e përkrah Liogën Shqiptare të Futbollit në Austri! 

Ekipeve pjesëmarrëse ju urojmë fat dhe presim ndeshje të mira sportive dhe lojë fair-play!

 

Në emër të kryesisë
ekipi për informim (A.J.)

 22. November 2025
Sep. 272025
 

Logoja e Ligës Shqiptare të Futbollit në Astri

VENDIM!

Më datën 23.11.2025 do të organizohet në futboll TURNEU TRADICIONAL PAVARËSIA SH 2025, në VJENË, në të cilat, përveç ekipeve në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, mund të marrin pjesë edhe ekipet e interesuara, për garën e ekipit më të mirë, ku ekipet do ta fitojnë kupë, medalje, si dhe trofe!

Paraqitja e ekipeve përmes telefonit:

Pjesëmarrja për ekipet është 150€

Pagesa mund të bëhet te anëtarët e lartëpërmendur, si dhe përmes pagesës në konton e Ligës Shqiptare!
Xhirollogaria e Ligës Shqiptare të Fultbollit në Austri

  • – Banka: MARCHFELDER BANK
  • – BIC: MVOGAT22XXX
  • – IBAN: AT074211045492830000
  • – Arsyeja / Verwendungszweck: „Pavarësia SH – 2025″

Pëe detaje të tjera, do të njoftojmë me kohë!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 27. September 2025
Juni 102025
 

Të prekur thellë dhe të tronditur, nga ngjarja tragjike në Graz, ngushëllojmë familjarët dhe të afërmit e viktimave të pafajshme, që nuk do të jenë më në mesin tonë, e që përgjithmonë do të kujtohen! 

Urojmë që të ketë paqe dhe bashkëjetesë, nga të gjithë, për të gjithë, dhe që kjo ngjarje të mos përsëritet kurrë më!

Në emër ëtë Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri
Ekipi për informim

 

 10. Juni 2025
Juni 062025
 

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të gjithë besimtarëve musliman, ua uron Festën e Kurban Bajramit, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe shëndet!

Ekipi për informim (A.J.)

 

 6. Juni 2025
Mai 202025
 

Këtë të diel, në Stadiumin „BARBARA“ në PROTTES, u mbajtën GARAT E KUPËS 2025, që organizohen nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, ku fituesi për këtë vit është ekipi LUDI, apo sikur që njihet edhe me emrin „Friseur Ludi“! URIME!

Vendi i dytë i takoi ekipit „Abdyl Frashëri“, kurse fituesi i vitii 2024 kësaj radhe u rëndit në vendin e tretë!

Në turneun për fëmijë, që u organizua paralelisht, po në „BARBARA STADION“, ekipi „SV TIMI JUNIOR“ arriti të rënditet i pari dhe u titullua si fitues i turneut për fëmijë! Shpërblime morën fituesit nga të dy ciklet e fëmijëve, të rënditura në tri vendet e para.

Ekipeve fituese u urojmë suksese edhe në ndeshjet e radhës!

Në emër të Kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 

Në vazhdim disa foto të përzgjedhura!

 

 20. Mai 2025
Suffusion theme