futbollishqip

Apr. 032019
 

NJOFTIM – LUHET JASHT – NË FUSHË ME BARI NATYROR

Kliko HARTËN për Google Maps

Harta SOLLENAU

Këtë të diel, më 07.04.2019, në SOLLENAU, 30 minuta afër Vjenës, fillojnë GARAT KAMPIONALE në futboll, që organizohen për herë të dhjetë nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri.

Ftojmë të gjitha ekipet pjesëmarrëse, që ditën e diel, më 07.04.2019, të paraqiten në fushë në orën 9:30, në stadiumin „SC SOLLENAU“, Waldparkstraße 1,  2601 Sollenau!

Gjithashtu, ftojmë anëtarët e kryesisë së ligës, të gjitha ekipet e punës, organet e ligës, dhe të gjithë aktivistët që të gjinden në terenin sportivnë orën 9:30!

Për ekipet e reja, që marrin pjesë sivjet për herë të parë, ekipi teknik ka përgatitur hartën me adresën ku mbahet ndeshjet e RAUNDIT TË PARË të KAMPIONATIT 2019. Për çdo pyetje ju lusim të na drejtoheni përmes formularit kontaktues!

HARTA (kliko)
PËR KONTAKT (kliko)
ADRESA: „SC SOLLENAU“, Waldparkstraße 1, 2601 Sollenau
ORA PËR EKIPET: 9:30
TERENI: Jasht – Stadium futbolli
FUSHA: Bari natyror – KUJDES për mbathjen (NUK është bari artificial)

Të gjithëve ju urojmë një vit të mbarë sportiv dhe suksese në garat e futbollit gjatë KAMPIONATIT TË 10-TË!

 

Në emër të Kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 3. April 2019
März 252019
 

Në takimin e kryesisë, që u mbajt këtë të Diel, në të cilin ishin përfaqësuesit e pothuajse të të gjitha ekipeve pjesëmarrëse në Kampionatin 2019, u vendos data zyrtare e fillimit të kampionatit të sivjem!

7 Prilli u caktua datë zyrtare!

 

Paraqitjet vazhdojnë deri më 31.03.2019, pra, vetëm edhe këtë javë, pasi që presim konfirmimet e ekipeve të interesuara!

Sikur që ju kemi njoftuar edhe para këtij takimi, interesimi këtë vit është shumë i madh, dhe i tejkalon kapacitetet e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, por kryesia dhe aktivistët janë duke bërë përpjekje që të gjejnë formën e inkuadrimit, të ekipeve të interesuara, për garat e Kampionatit 2019.

Kampionati 2019 është i dhjeti në radhë, organizuar nga Liga Shqiptare, ku me rastin e 10 (dhjetë) vjetorit të themelimit të kësaj lige, do të shonëhen edhe ceremonia e festimit të VITIT JUBILAR.

Detajet tjera, si dhe informatat në lidhje me sistemin e garave, do t’i publikojmë pas përmbyljes zyrtare të afatit të paraqitjes së ekipeve, pra pas datës 31.03.

Ekipeve pjesëmarrëse ju urojmë suksese dhe ndeshje fair-play, kurse aktivistë dhe vizitorë janë si gjithmonë mirëpritur dhe i falënderojmë për mbështetjen shumëvjeçare, duke shpresuar për sukseset tonba të përbashkëta!

Në emër të kryesisë

Ekipi për informim (A.J.)

 

 25. März 2019
März 232019
 

Njoftim!

Njoftojmë përfaqësuesit e ekipeve garuese në KAMPIONATIN 2019, të dërgojnë përfaqësuesit e tyre, në takimin e kryesisë, më 24.03.2019, duke filluar nga ora 10:00, në të cilin do të njoftohen për rrjedhën e ndeshjeve kampionale, si dhe për planifikimet dhe vendimet e kryesisë!

Po ashtu njoftohen të gjithë anëtarët e kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, dhe të gjitha ekipet punuese, që veprojnë në kuadër të Ligës Shqiptare, që të marrin pjesë në këtë takim, i cili, si zakonisht, mbahet para fillimit të kampionatit!

Adresa dhe ora:

Data – 24.03.2019, e Diel
Ora – 10:00
Vendi – Keplerlatz 5, 1100 Vjenë

Ky takim është i obliguar për të gjithë pjesëmarrësitKampionatin 2019!

Ju mirëpresim!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 

 23. März 2019
März 212019
 

Vazhdojnö paraqitjet e ekipeve për garat kampionale për vitin 2019, i cili është KAMPIONATI I 10-të në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri.

Wien West, ekip që kohëve të fundit merrte pjesë në disa TURNE FUTBOLLI, të organizuara nga Liga Shqiptare, kësaj here ofrohet në gjirin e Ligës, si pjesmarrës dhe anëtar i rregullt për vitin 2019, ku me këtë rast shtohet edhe konkurenca për tebelën në venden që do të jenë kryesusit.

Ekipit Wien West i dëshirojmë suksese në garat kampionale për vitin 2019!

Në pritje janë edhe disa ekipe të tjera, që tashmë janë të interesuara, por në KAMPIONATIN 2019, vendet janë të kufizuara.

Prandaj ekipet që paraqiten dhe kryejnë obligimit paraprakisht, janë pjesëmarrëse të rregullta! Rezervimet nuk numërohet pjesëmarrje!

Në emër të kryesisë

Ekipi për informim (A.J.)

 21. März 2019
März 182019
 

Shtohet numri i ekipeve pjesëmarrëse në KAMPIONATIN 2019, mbeten vetëm edhe pak vende të lira!

Në takimin e kryesisë, të së shtunës, pos ristrukturimit të anëtarëve të kryesisë, u shqyrtuan edhe planet e përgatitjeve në prag të fillimit të KAMPIONATIT 2019, që tashmë është i 10-ti në radhë, në të cilin, sipas kontakteve me ekipet e interesuara, do të ketë konkurencë të madhe, pasi që numri për pjesëmarrje në kampionit e futbollit është i kufizuar!

Sipas njoftimeve që u shpalosen në takimin e kryesisë, deri më tash, interesimin e shprehen 15 ekipe, por sipas sistemit dhe rregulloreve të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, paraqitjen mirren parasysh sipas radhitjes së paraqitjeve. Ekipet që paraqiten në afatin e duhur kohor, dhe që po ashtu kryejnë obligimet sipas kushteve që parasheh Liga Shqiptare, do të marrin pjesë si ekipe të rregullta në KAMPIONATIN 2019.

Lista e ekipeve pjesëmarrëse, që në radhë të parë kryesohet nga Kampioni 2018, Nënkampioni 2018, dhe Kampioni i viteve 2015&2017, si dhe nga ekipet tashmë veterane në Ligën Shqiptare, sipas njoftimeve që ka kryesia, do të freskohet edhe me ekipe të reja, që do të shtojnë konkurencën për KAMPIONATIN JUBILAR 2019!

Derimë tash, në listën e ekipeve të paraqitura dhe të konfirmuara nga kryesia, janë:

  • Besiana (Kampioni 2018)
  • Timi (Kampioni 2015 & 2017, Nënkampioni 2013/2014)
  • Albania (Nënkampioni 2018)
  • Besiana 2
  • Krenaria
  • Kërçova (Kampioni 2016)

Në listën e pritjeve për konfirmim janë:

  • Kumanova
  • Deçani
  • Luani
  • Usaj
  • Afrim Zhitia

Ndërsa në listën e ekipeve të interesuara janë edhe 4 ekipet të tjera, të cilat pritet që së shpejti do të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre!

Sipas vendimeve të marra në takimin e kryesisë dhe ristrukturimeve, në takimin që do të mbahet me përfaqësuesit e ekipeve pjesëmarrje në Kampionatin 2019, i cili do të caktohet së shpejti, ekipet e reja do të njoftohen për procesin e zhvillimit të kampionatit, si dhe me rregulloret dhe mbarëvajtjen e garave, kurse ekipet tashmë veterena do të freskojnë informatat e tyre.

Vjena do të jetë qyteti ku do të zhvillohen garat e Kampionit 2019, i cili shënon edhe VITIN JUBILAR, në të cilin edhe do të shënohet 10 VJETORI i themelimit dhe i punës së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri. Në lidhje me përgatitjet e kremtimin të 10-vjetorit, sipas kryesisë, do të themelohet edhe grupi i punës, i cili do të merret me çështjet organizative për këtë jubile.

Takimi i radhës me ekipet, të cilat do të ftohen për pjesëmarrje, do të publikohet pas caktimit të datës nga kryesia!

 

Në emër të kryesisë

Ekipi për informim (A.J.)

 18. März 2019
Suffusion theme