futbollishqip

Apr. 252019
 
NJOFTIM – LUHET JASHT – NË FUSHË ME BARI NATYROR

Kliko HARTËN për Google Maps

Lifa Shqiptare - xhiroja 2 - HARTA Auersthal

Këtë të diel, më 28.04.2019, këtë radhë në Auersthal, ~30 minuta në VERI-LINDJE afër Vjenës, vazhdojnë GARAT KAMPIONALE në futboll, që organizohen për herë të dhjetë nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri.

Ftojmë të gjitha ekipet pjesëmarrëse, që ditën e diel, më 28.04.2019, të paraqiten në fushë në orën 10:00, Sportring 16, 2214 Auerthal!

Gjithashtu, ftojmë anëtarët e kryesisë së ligës, të gjitha ekipet e punës, organet e ligës, dhe të gjithë aktivistët që të gjinden në terenin sportivnë orën 9:30!

Për ekipet e reja, që marrin pjesë sivjet për herë të parë, ekipi teknik ka përgatitur hartën me adresën ku mbahet ndeshjet e RAUNDIT TË DYTË të KAMPIONATIT 2019. Për çdo pyetje ju lusim të na drejtoheni përmes formularit kontaktues!

Ekipet jasëmarrëse janë: BESIANA, FC TIMI, SV ALBANIA, KRENARIA, LUANI BAU, WIEN WEST, KUMANOVA dhe BESA!

HARTA (kliko)
PËR KONTAKT (kliko)
ADRESA: Sportring 16, 2214 Auersthal
ORA PËR EKIPET: 10:00
TERENI: Jasht – Fushë futbolli
FUSHA: Bari natyror – KUJDES për mbathjen (NUK është bari artificial)

Të gjithëve ju urojmë një vit të mbarë sportiv dhe suksese në garat e futbollit gjatë KAMPIONATIT TË 10-TË!

Në emër të Kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 25. April 2019
Apr. 222019
 
 22. April 2019
Apr. 192019
 
Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të gjithë besimtarëve të krishterë, ua uron Pashkët, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe shëndet! URIME PASHKËT!

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri!

 19. April 2019
Apr. 152019
 
Në takimin e kryesisë, që u mbajt këtë të shtunë, më 13.04.2019, ashtu sikur që ishte paraparë, u konkretizuan hapat e mëtejm të Kampionatit 2019, si dhe u morën disa vendime të rëndësishme për garat kampionale të këtij viti.

Në kuadër të vendimeve të marra, pos tjerash, u dha afati i caktuar nga kryesia, për dy ekipet që munguan në hapjen e KAMPIONATIT 2019, që organizon Liga SHqiptare e Futbollit në Austri, që këtë vit mbahen për herën e dhjetë (10) me radhë.

Arsyetimi rreth fushës, e cila kësaj here u caktua të ishte  jashtë qytetit të Vjenës, dhe afër të qytetit Wiener Neustadt, nuk u mor dhe nuk u arsyetua as nga kryesia, por as nga ekipet e punës, që veprojnë në kuadër të kryesisë së Ligës Shqiptare. Rikujtojmë se ky kampionat kishte interesim mjaft të madh të ekipeve, mbi dhjetë (10),  që dëshironin pjesëmarrjen në kampionatin jubilar, por kryesia, në bashkëpunim dhe në kontakt me ekipet, mori vendimet fikse. Pas afatit të caktuar kohorë, nga 11 ekipet që donin pjesëmarrjen, vetëm 8 nga ato ishin konform vendimeve të Ligës, kurse të tjerat për shkaqe organizimi në ekipet e tyre mbetën jasht këtyre garave.

Gjatë takimit të kryesisë, anëtarën e kryesisë, morën përgjigje konkrete nga njëri nga ekipet që mungonte, dhe që vitin e kaluar ishte ekip i rregullt. Ekipi në fjalë, KUMANOVA, dëshmoj dhe konfirmoj se vazhdojnë pjesëmarrjen në ligë, por ajo ditë dhe ajo distancë sihte e papërballueshme për ata.

Nisur nga këto fakte, kryesia mori qëndrimet dhe vendimet e veta, për çka disa ekipe respektivisht anëtarë të ekipeve, morën ndeshkimet e tyre, pasi që nuk respektuan rregullat e kësaj lige, që janë konform rregullave ndërkombëtare të futbollit.

Pas konfirmimit të ekipit KUMANOVA për vazhdimin e garave, mbetet edhe ekipi BESA, që në afatin kohorë, që caktoi kryesia, të paraqiten te organet e Ligës Shqiptare sipas vendimi që u mor në këtë takim.

Për datën e xhiros së radhës, duke marrë parasyshë festat që vijnë, PASHKËT dhe BAJRAMIN, do të njoftojmë pasi kryesia të merr vendimin dhe datën e ndeshjeve.

Falënderojmë të gjithë sportistët, të gjithë sportdashësit, dhe të gjithë të pranishmit, që ishin në fillimin e Kampionatit të Dhjetë, që kësaj here ishte jashtë kryeqytetit, për dallim nga vitet e fundit!

Në emër të kryesisë

Ekipi për informim (A.J.)

 15. April 2019
Apr. 132019
 
Më 13.04.2019, duke filluar nga ora 18:00, në Keplerplatz, mbahet takimi i kryesisë, ku pikat kryesore do të jenë, fillimi i kampionatit 2019, pas zhvillimit të ndeshjeve të xhiros së parë.

Ftohen anëtarët e kryesisë, dhe të të gjitha grupeve punuese, që veprojnë në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, që të marrin pjesë në këtë takim!

Në emër të kryesisë

Ekipi për informim (A.J.)

 13. April 2019
Suffusion theme