futbollishqip

Sep. 222018
 

 

Foto e kupës përcjellëse – KAMPIONI 2017 „FC TIMI“

 

KUPA PËRCJELLËSE dorëzohet nesër, më 23.09.2018!

KAMPIONI i viteve 2017 dhe 2015, FC TIMI, dorëzon nesër, kupën përcjellëse të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, te KAMPIONI i ardhshëm i vitit 2018, i cili do të vendosët NESËR, më 23.09.2018, në njërën nda derbit e radhës !

Ju mirëpresim dhe rikujtojmë informatat e vendmbajtjes së përfundimit të kampionatit të sivjem!

  • më datën 23.09.2018
  • NË VJENË, në kryeqytetin e Austrisë
  • në Becirkun e 21-të (Bez. 21 // A-1210 Wien)
  • në adresën Jedlersdorferplatz 25!

Lusim ekipet garuese të paraqitën në fushë në orën 9:30!
Kryesia dhe ekipet punuese luten të paraqiten qysh në orën 9:00!
Ndeshjet e para fillojnë në orën 10:00!
Shpërblimet dhe Manifestimi kulturor pritet të fillojë pas përfundimit të ndeshjeve, pas orës 13:00!

Janë të ftuar të gjithë sportdashësit, familjarë, vullnetarë, dhe të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë një ditë sportive, klturore, por edhe të takohen me shoqëri, që të kalojmë një ditë sa më të mirë së bashku!

*
NJOFTIM!Ushqimi dhe pijet, në këtë raund, do të përgatitet nga përgjegjësit e fushës, e JO nga Liga Shqiptare! Mirëpo MISHI që do të servohet është I PËRZGJEDHUR nga përfaqësuesit e Ligës Shqiptare, në mënyrë që të ruajmë traditën tonë në të ushqyer!Lusim sportdashësit të respektojnë rregulloren e përfaqësuesëve të fushës, që të MOS sjellim ushqim tonin dhe pije me veti! Ju lusim për respektim dhe për mirëkuptim!Kryesi e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!
*

 

Adresa – për navigim, klikoni grafikën!

Urojmë lojë të mrekullueshme DERBI dhe FAIR PLAY, si deri më tash! Ndërsa mysafirëve dhe pjesëmarrësve një ditë të shkëlqyer në mesin e komunitetit tonë!

Ju mirëpresim!
Liga Shqiptare e Futbollit në Austri

 

 22. September 2018
Sep. 162018
 

Foto nga përfundimi i KAMPIONATIT 2017 – Kampion FC TIMI

E, diel, më 23.09.2017, në Vjenë, përfundon KAMPIONATI 2018 në futboll, që organizohet për herë të nëntë (9) nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri.

Ju mirëpresim

  • më datën 23.09.2018
  • NË VJENË, në kryeqytetin e Austrisë
  • në Becirkun e 21-të (Bez. 21 // A-1210 Wien)
  • në adresën Jedlersdorferplatz 25!

Lusim ekipet garuese të paraqitën në fushë në orën 9:30!
Kryesia dhe ekipet punuese luten të paraqiten qysh në orën 9:00!
Ndeshjet e para fillojnë në orën 10:00!
Shpërblimet dhe Manifestimi kulturor pritet të fillojë pas përfundimit të ndeshjeve, pas orës 13:00!

Janë të ftuar të gjithë sportdashësit, familjarë, vullnetarë, dhe të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë një ditë sportive, klturore, por edhe të takohen me shoqëri, që të kalojmë një ditë sa më të mirë së bashku!

Ju mirëpresim!

Liga Shqiptare e Futbollit në Asutri

 

*
NJOFTIM!Ushqimi dhe pijet, në këtë raund, do të përgatitet nga përgjegjësit e fushës, e JO nga Liga Shqiptare! Mirëpo MISHI që do të servohet është I PËRZGJEDHUR nga përfaqësuesit e Ligës Shqiptare, në mënyrë që të ruajmë traditën tonë në të ushqyer!Lusim sportdashësit të respektojnë rregulloren e përfaqësuesëve të fushës, që të MOS sjellim ushqim tonin dhe pije me veti! Ju lusim për respektim dhe për mirëkuptim!Kryesi e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!
*

 

Kush do të bëhet KAMPIONI 2018!?

Deri më tash ende nuk është vendosë, sipas pikëve të grumbulluara, se kush do të jetë kampioni i këtij viti, pasi që janë edhe disa ndeshje që do të luhen, por, sipas rezultateve në tabelë kemi këtë radhitje

Vendi EKIPI Gola Pikë
1 Besiana 59:24 31
2 SV Albania 44:10 28
3 Deçani 45:24 22
4 Vllaznimi 40:20 21
5 FC Timi 27:17 19
6 Krenaria 28:40 12
7 Kumanova 16:69 6
8 Usaj 3:32 3
9 Afrim Zhitia 3:29 0

ku si e para, deri në këto çaste, radhitet ekipi BESIANA!

Për vendin e parë DERBI pritet të jetë ndeshja BESIANA – SV ALBANIA, pasi që SV ALBANIA, me vetëm 3 pikë më pak, ndjekë kryesuesin!

Për vendin e dytë mund të kemi BEFASI, pasi që ende edhe vendi i tretë mund të ngritet më lartë me grumbullimin e fitoreve të mundshme!

Për vendin e tretë pritet DERBI në mes të ekipeve VLLAZNIMI  – FC TIMI, që do të vendosë fatin e pikëve që do të grumbullohen!

Ndeshja USAJ – KUMANOVA mund të ndryshojë pjesën e poshtme të tabelës, pasi që ekipet dallojnë me vetëm 3 pikë!

DEÇANI, që vitin e fundit ishte konkurencë për kampion, tashmë ka humbur gjasat për të qenë në vendin e parë ose të dytë!

KRENARIA, që xhiron e parë ishte radhitur e treta në tabelë, dhe kryesonte edhe me goalshënues, do të luftojë që këtë herë tambajë mesin e tabelës!

Ekipi me më pak pikë në këtë kampionat është AFRIM ZHITIA, të cilën radhiten të fundit në tabelë, pa shpresa për ndryshime të mëdha!

 

Dita E DIEL, më 23.10.2018, do të vendosë fatin e radhitjes përfundimtare, me kurorëzimin e KAMPIONIT 2018, për çka jeni të mirëpritur të gjithë dashamirët e sportit, kulturës dhe bashkëpunuesëve të aktiviteteve të tilla!

Shihemi në fushë!

Ekipi për informim

 

 16. September 2018
Sep. 142018
 

Në radhën e përgatitjeve të SEZONIT VJESHTOR 2018, u caktua data e takimit të kryesisë dhe të organeve të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, në të cilin do të përmblidhen të gjitha pikat në lidhje me këtë kampionat, dhe për përmbylljen e tij.

Detajet nga ky takim do t’i publikojmë pas përfundimit të këtij takimi, që do të mbahet:

15.09.2018, e Shtunë, në Keplerplatz 5, 1100 Vjenë, në orën 18:00.

Gjithashtu pritet edhe publikimi i planifikimeve për Garat e Kupës.

 

Ekipi për informim

 14. September 2018
Aug. 012018
 

 

################  INFO  #######################
Ausschreibung für Nachwuchsspieler U 16

Es werden noch Spieler für die laufende Saison gesucht.
Für die U 16 können sich alle Spieler mit Jahrgang 2003/2004 melden.

Sofort angemeldet können alle Spieler , die innerhalb des letzten Jahres nicht gespielt haben.

Weitere Informationen erhält ihr von Trainer D. DACI (0660 2627034), Trainer der U 16 bei FC Mauerwerk.
###############################################

 

NJOFTIM!

Duke ju uruar VERË TË REHATSHME dhe pushime të këndshme, ju njoftojmë se

garat e KAMPIONATIT 2018 vazhdojnë, më 23.09.2018, në Vjenë!

Për orarin dhe detajet e tjera, ju njoftojmë me kohë!

Ndërsa anëtarët e kryesisë, ashtu sikur që janë njoftuar, takimin e radhës e mbajnë më 26.08.2018!

Deri në atë kohë,
Mirëmbetshi!

Ekipi për informim
AJ

 1. August 2018
Juni 242018
 

Sot, në terenin sportiv ANKER BROT, në Vjenë, ashtu sikur që ishte planifikuar, përfunduan të dy organizimet, njëri ai i ndeshjeve të kampionatit 2018, kurse tjetri ishte bashkëpunimi i Shoqatës së Mësuesve dhe Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!

Rezultatet e NDESHJEVE KAMPIONALE në Ligën Shqiptare të Futbollitnë Austri, mund t’i gjeni në linkun REZULTATET 2018!

Ndërsa rezultatet e ekipeve për grupmoshat e reja janë si në vazhdim!

 

Në vazhdim disa fotografi të përzgjedhura nga aktivitetet e ditës!

Përzgjedhja e dytë!

Përzgjedhja e tretë!

I falënderojmë të gjithë sportdashësit, të gjithë pjesëmarrisit, aktivistët dhe të gjithë familjarët për realizimin e këtij aktiviteti!

Ekipi për informim!

 24. Juni 2018
Suffusion theme